TAGS-AT E JAVËS

Showbiz15 Qershor 2026, 15:03

Selin Bollati ‘thyen’ heshtjen për raportin me Gjestin: Njerëzit nuk e dinë çfarë ndodh pas kuintave

Shkruar nga Pamfleti
Selin Bollati ‘thyen’ heshtjen për raportin me Gjestin:
Selin Bollati ‘thyen’ heshtjen për raportin me Gjestin: Njerëzit nuk e dinë çfarë ndodh pas kuintave

Fituesja e “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka reaguar ndaj aludimeve që kanë qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale për një krisje të mundshme në raportin e saj me Gjestin.

E ftuar në emisionin “Top Arena”, ajo u pyet drejtpërdrejt për faktin se nuk e ndjek dhe nuk ndiqet nga Gjesti në Instagram, një detaj që ka nxitur spekulime te ndjekësit.

Selina hodhi poshtë çdo zë për mosmarrëveshje, duke theksuar se marrëdhënia mes tyre nuk matet nga aktiviteti në rrjetet sociale.

“S’e kemi pasur kurrë njëri-tjetrin ‘follow’ në Instagram dhe nuk besoj se respekti mes dy njerëzve varet nga një ndjekje në rrjetet sociale”, u shpreh ajo.

Më tej, Bollati sqaroi se bashkëpunimi dhe komunikimi mes tyre kanë qenë gjithmonë korrekt, veçanërisht në projektet ku kanë qenë të përfshirë së bashku.

Sipas saj, publiku shpesh gjykon vetëm nga ajo që sheh në internet, ndërsa realiteti pas kamerave është krejt ndryshe.

“Respekti ka qenë gjithmonë maksimal. Njerëzit nuk e dinë çfarë ndodh pas kuintave. Fakti që nuk jemi ‘follow’ nuk do të thotë se ka ndodhur diçka mes nesh, pasi nuk kemi qenë kurrë”, tha ajo.

Me këtë deklaratë, Selina ka shuar zërat për një konflikt të mundshëm me Gjestin, duke nënvizuar se mes tyre vijon të ekzistojë respekt i ndërsjellë.

selin bollati gjesti

Lini një Përgjigje