TAGS-AT E JAVËS

Showbiz15 Qershor 2026, 13:38

Saimir Vishaj flet për herë të parë për humbjen e nënës së Elsa Lilës: E gjeta vetë trupin e motrës sime

Shkruar nga Pamfleti
Saimir Vishaj flet për herë të parë për humbjen e
Saimir Vishaj flet për herë të parë për humbjen e nënës së Elsa Lilës: E gjeta vetë trupin e motrës sime

Avokati Saimir Vishaj ka ndarë një nga periudhat më të vështira të jetës së tij, duke folur për humbjen e motrës, betejën personale me sëmundjen dhe përvojën e tij pranë familjes së këngëtares Elsa Lila.

I ftuar në “S’e luan Topi”, Vishaj tregoi se po përballet prej kohësh me një sëmundje të rëndë dhe aktualisht ndodhet në fazat e fundit të trajtimit. Ai kujtoi edhe momentet dramatike pas ndarjes nga jeta të motrës së tij, Eva, nënës së Elsa Lilës, një humbje që, sipas tij, la pasoja të thella në familje.

“E gjeta vetë trupin e saj. Ishte një nga goditjet më të rënda që kam përjetuar ndonjëherë”, u shpreh ai, duke shtuar se është përpjekur të mbështesë dy vajzat e motrës pas humbjes së saj.

Vishaj foli gjithashtu për ndikimin që kjo tragjedi pati te nëna e tyre, e cila, sipas tij, nuk arriti ta kapërcente kurrë dhimbjen e humbjes të së bijës.

Gjatë intervistës, ai ndau edhe detaje mbi arrestimin e Elsa Lilës në Itali, duke theksuar se ka qenë pjesë e mbrojtjes së saj ligjore. Sipas Vishajt, procedimi ndaj këngëtares është mbyllur dhe ajo është shpallur e pafajshme.

“Kam punuar intensivisht për të provuar pafajësinë e saj. Çështja është pushuar dhe ajo do të ketë të drejtën të kërkojë dëmshpërblim për dëmin që i është shkaktuar”, deklaroi avokati.

Ai kujtoi gjithashtu vështirësitë që familjarët hasën gjatë periudhës së paraburgimit të artistes, kur kontaktet me të ishin tejet të kufizuara.

Saimir Vishaj flet për herë të parë për humbjen e

saimir vishaj elsa lila eva vishaj

Lini një Përgjigje