TAGS-AT E JAVËS

Showbiz15 Qershor 2026, 15:21

Youtuber-i i famshëm i mahnitur nga shqiptarët: Janë shumë mikpritës, më dhanë ‘mall’ falas (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Youtuber-i i famshëm i mahnitur nga shqiptarët: Janë shumë
Youtuber-i i famshëm i mahnitur nga shqiptarët: Janë shumë mikpritës, më dhanë ‘mall’ falas

YouTuber-i i njohur që ka kanalin “Hidden Secrets” ka vizituar së fundmi Tiranën, ku ka realizuar disa video-reportazhe mbi jetën në kryeqytetin shqiptar dhe përshtypjet e tij nga qyteti.

Gjatë një prej videove të publikuara, ai rrëfen një episod të pazakontë gjatë një shëtitjeje në zonën e Laprakës, ku thotë se është afruar nga dy persona vendas që i kanë ofruar një paketë drogë pa pagesë.

Sipas tij, momenti ka qenë i papritur, por jo problematik, ndërsa e ka përshkruar sjelljen e tyre si miqësore dhe të qetë.

“Në Tiranë nuk ka shitës agresivë, por të japin gjëra falas”, shprehet ai në video, duke e komentuar situatën me nota habie.

Ai shton se përvoja e tij në zonë ka qenë më pozitive nga sa kishte dëgjuar më parë, duke theksuar se nuk është përballur me situata të pakëndshme gjatë qëndrimit në qytet.

“Gjithçka që kam dëgjuar në internet për këtë zonë si e pasigurt nuk është e vërtetë. Mund të ecësh lirshëm dhe pa probleme”, thotë ai, duke e krahasuar Tiranën edhe me qytete të tjera europiane.

Në video shfaqen gjithashtu edhe banorë të zonës, të cilët theksojnë se Lapraka është e qetë dhe e sigurt për vizitorët, duke ftuar turistët të mos kenë shqetësime gjatë qëndrimit.

YouTuber-i përfundon raportimin e tij duke vënë në dukje mikpritjen dhe komunikimin e lehtë me qytetarët, si dhe mungesën e situatave problematike gjatë filmimeve në kryeqytet.

youtuber mall falas

Lini një Përgjigje