TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Qershor 2026, 19:01

“Më 17 qershor do të shohim kampionët e vërtetë”, CR7 nuk pranon kritikat: Jam mirë fizikisht, nuk i keni parë ndeshjet?

Shkruar nga Pamfleti
“Më 17 qershor do të shohim kampionët e
Kristiano Ronaldo

Kristiano Ronaldo ka folur në prag të ndeshjes së parë të Portugalisë, e cila do të zhvillohet më 17 qershor kundër Republikës Demokratike të Kongos. Kapiteni portugez u shfaq optimist për ecurinë e skuadrës, duke theksuar se kombëtarja është e përgatitur për sfidat që e presin.

Pavarësisht kritikave të fundit, 41-vjeçari deklaroi se ndihet në gjendje të mirë fizike dhe i gatshëm për të dhënë kontributin e tij në fushën e lojës.

Kjo është një gjeneratë që do të sjellë shumë gëzim. E dimë që është një kompeticion i veçantë dhe po shkojmë me shumë shpresë. Fizikisht jam mirë. A nuk i keni parë ndeshjet?”, tha Ronaldo.

Sulmuesi portugez pranoi se faza përgatitore ka qenë e ngarkuar, por nënvizoi se ndeshjet miqësore nuk janë treguesi më i mirë i nivelit real të ekipit.

Ishte një përgatitje mjaft e mirë, edhe pse e lodhshme. Normalisht, nuk do të ishim në nivelin tonë maksimal për këto dy miqësore. Gjëja më e rëndësishme është kur gjërat të bëhen serioze më 17 qershor. Atëherë do të shohim se kush janë kampionët e vërtetë”, përfundoi Ronaldo.

Portugalia synon ta nisë me fitore rrugëtimin e saj në kompeticion, ndërsa eksperienca dhe lidershipi i Ronaldos mbeten një nga armët kryesore të skuadrës.

kristiano ronaldo sulmuesi portigez kupa e botës

Lini një Përgjigje