TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Qershor 2026, 14:35

Zelensky paralajmëron Putinin: Nëse digjet Ukraina, do të digjet edhe Moska!

Shkruar nga Pamfleti
Zelensky paralajmëron Putinin: Nëse digjet Ukraina, do të digjet
Trump-Zelensky

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbrojtur sulmin me dron të Ukrainës ndaj një rafinerie të madhe nafte në Moskë, duke e cilësuar atë si një kundërpërgjigje ndaj sulmeve ruse mbi objektiva me rëndësi historike dhe fetare në Ukrainë.

Teksa ka komentuar zhvillimet e fundit në front, Zelensky paralajmëroi se Kievi nuk do të qëndrojë pasiv nëse Moska vazhdon ofensivën ushtarake.

“Nëse Putini nuk dëshiron ta përfundojë këtë luftë, por kërkon vazhdimin e saj, ne nuk do të qëndrojmë duarkryq, por do të përgjigjemi”, deklaroi presidenti ukrainas.

Gjithashtu, Zelensky i dërgoi një mesazh të fortë ndaj Kremlinit, duke thënë se “nëse Ukraina digjet, atëherë do të digjet edhe Moska”.

Sipas Zelenskyt, sulmi ndaj rafinerisë së naftës në kryeqytetin rus ishte një reagim ndaj goditjes së Lavrës Kiev-Pechersk, një nga monumentet më të rëndësishme fetare dhe historike të Ukrainës.

“Ne ishim në Lavra dhe unë thashë se do të përgatisim një përgjigje dhe ju do ta shihni. Mendoj se po e shihni tani”, tha ai.

Presidenti ukrainas këmbënguli se vendi i tij nuk kërkon vazhdimin e konfliktit, por fundin e tij.

“Ne nuk e duam këtë luftë dhe nuk e kemi dashur kurrë. Të gjithë e dinë këtë, dhe edhe partnerët tanë e dinë”, u shpreh Zelensky.

Ai theksoi gjithashtu se mbrojtja ajrore e Moskës, e konsideruar ndër më të avancuarat në Rusi, nuk arriti të ndalonte sulmin me dronë. Sipas Zelenskyt, objektivi i goditur kishte rëndësi strategjike, pasi rafineria furnizon rreth 40% të tregut të karburantit në Moskë dhe një pjesë të konsiderueshme të nevojave të rajonit për benzinë.

Lini një Përgjigje