Zvicra regjistroi një fitore të rëndësishme 4-1 ndaj Bosnje-Hercegovinës në ndeshjen e vlefshme për Botërorin, duke marrë tri pikë të çmuara në grup.
Helvetët zhbllokuan rezultatin në minutën e 74-t me anë të Manzambit. Vetëm dhjetë minuta më vonë, Vargas dyfishoi epërsinë e zviceranëve, duke i afruar ata drejt suksesit.
Megjithatë, Zvicra nuk u ndal me kaq. Manzambi realizoi sërish, duke kompletuar dopietën personale dhe duke thelluar diferencën në rezultat. Bosnje-Hercegovina arriti të shënojë golin e nderit me Mahmic, por pa mundur të ndryshojë fatin e takimit.
Në minutat e fundit pati vend edhe për një tjetër gol të Zvicrës, me Xhakën që vulosi fitoren e skuadrës së tij.
Pas këtij rezultati, Zvicra numëron katër pikë në renditje, ndërsa Bosnje-Hercegovina mbetet me një pikë.
Lini një Përgjigje