Udhëzuesi ndërkombëtar i gastronomisë, Taste Atlas, publikoi një listë me ushqimet e preferuara të disa prej futbollistëve më të suksesshëm në botë, për të shënuar fillimin e Botërorit 2026.
Ashtu si çdo njeri, edhe futbollistët kanë pjatat e tyre të preferuara. Për disa, bëhet fjalë për një vakt që e konsumojnë herë pas here si shpërblim jashtë regjimit të rreptë ushqimor, ndërsa për të tjerë është një recetë e lidhur me kujtime nga fëmijëria.
Këto janë ushqimet e preferuara të disa yjeve të futbollit:
Kristiano Ronaldo – Bacalhau à Brás
Kristiano Ronaldo ka deklaruar shpesh se ushqimi i tij i preferuar është Bacalhau à Brás, një pjatë tradicionale portugeze e përgatitur me merluc të kripur, qepë, patate të skuqura të prera hollë dhe vezë. Zakonisht shërbehet me ullinj të zinj dhe majdanoz të freskët.

Lionel Mesi – Milanesa Napolitana
Lionel Mesi ka treguar në disa raste se një nga ushqimet e tij të preferuara që nga fëmijëria është Milanesa Napolitana, një pjatë ikonike argjentinase që u krijua në Buenos Aires në vitet 1940. Ajo përbëhet nga një fileto e hollë, e mbuluar me salcë domatesh, proshutë, mocarela të shkrirë dhe, në disa variante, borzilok të freskët.

Kilian Mbape – Jamón Ibérico dhe Manchego
Kilian Mbape ka deklaruar se pëlqen Jamón Ibérico, një lloj mishi i tharë derri që prodhohet në Spanjë dhe Portugali dhe konsiderohet pjesë e rëndësishme e traditës kulinare të të dy vendeve. Ai preferon ta kombinojë atë me Manchego, një djathë tradicional që prodhohet ekskluzivisht në rajonin La Mancha të Spanjës.

Erling Haland – Kebab
Erling Haland ka pranuar se është adhurues i kebabit, të cilin e konsumon shpesh si një vakt të rastësishëm jashtë dietës së tij të zakonshme sportive./"Newsbomb.gr", përshtati në shqip "Pamfleti"

Lini një Përgjigje