Forcat e policisë nuk lejuan një grua që t’i afrohej sheshit ‘Italia’, atje ku Kryeministri Edi Rama, kishte thirrur një anti-miting ndaj protestës qytetare, duke shfrytëzuar 35-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste.
Policia ndërhyri sapo gruaja iu afrua sheshit, teksa në pankartën e saj shkruhej “A ka shqiptarë në taborrin tuaj’ dhe tjetra thoshte ‘Këtu është tokë ilirjane, unë jam shqiptar me besë”.

Gruaja ka sqaruar për mediat se mesazhet në pankartën e saj kanë karakter simbolik, ndërsa u shpreh se nuk u lejua nga Policia e Shtetit që të afrohej, duke shmangur ndoshta kështu një incident.
Kjo nuk është hera e parë kur forcat e sigurisë ndërhyjnë duke larguar qytetarë që mbajnë në duar pankarta, të cilat mund të konsiderohen provokative ndaj Kryeministrit Edi Rama.
Lini një Përgjigje