TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Qershor 2026, 19:55

Jo vetëm flamuj kuqezinj, në protestën anti-Rama edhe ato amerikanë dhe të BE-së

Shkruar nga Pamfleti
Jo vetëm flamuj kuqezinj, në protestën anti-Rama edhe ato
Protesta

Në ditën e 13-të të protestës qytetare kundër Kryeministrit Edi Rama dhe establishmentit, janë shfaqur edhe flamujt e SHBA dhe BE-së që valëviteshin nga protestuesit në krah të flamujve kuqezinj.

Kjo është dita e parë, kur në protestat qytetare, ku thirrja më e shpeshtë është “Rama n’burg, Berisha n’burg’ apo ‘Ju erdhi fundi”, shfaqen edhe flamuj të aleatëve më të mëdhenj që Shqipëria ka: Bashkimi Europian dhe SHBA.

Jo vetëm flamuj kuqezinj, në protestën anti-Rama edhe ato

Duket se me flamujt amerikane dhe ato të BE-së, protestuesit po përcjellin një mesazh drejtuar aleatëve strategjikë për të kthyer sytë jo vetëm nga protesta, por te kriza që sipas tyre, ka prodhuar sistemi në Shqipëri.

Jo vetëm flamuj kuqezinj, në protestën anti-Rama edhe ato

 

 

 

protesta flamuj amerikane

Lini një Përgjigje