TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Qershor 2026, 19:20

Thirrjet anti-izraelite nga protesta, Rama: Kaq budallenj jeni, si mund t’i bëjmë karshillëk dynjasë

Shkruar nga Pamfleti
Thirrjet anti-izraelite nga protesta, Rama: Kaq budallenj jeni, si mund
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur në 35-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste, i ka kthyer një përgjigje të gjithë qytetarëve që gjatë protestës 13 ditore që zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kanë bërë thirrje anti-izraelite.

Rama u shpreh se investitorët në Zvërnec nuk kanë asnjë lidhje me Izraelin, janë dy vëllezër nga Katari, dy investitorë të nderuar, që janë besimtarë muslimanë.

“Ku hyn Izraeli këtu, që thonë e shite Zvërnecin te izraelitët? Janë dy vëllezër, nga Katari, një vend që s’ka lidhje me Izraelin. Atëherë pse, apo se Jared Kushner, dhëndri i Presidentit Donald Trump, është izraelit?”, tha Rama.

Në vijim, Kryeministri u shpreh se historia e shqiptarëve është historia e njerëzve që përtej feve kanë Zot respektin për tjetrin, për mikun, për atë që është në nevojë, për atë që është në rrezik.

“Ishin myslimanët që u bënë mburoja e hebrenjve. Kjo është arsyeja pse Shqipëria duhet ta mbajë atë lidhje. Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut. Cili është djalli që po tenton të hyjë në mes nesh? Që po provon t’u lërë fëmijëve tanë në kurriz, diçka që ne duhet t’i mbrojmë? Cili është djalli që po pengon një investim turistik? Ç’lidhje ka Izraeli me investimin atje në Zvërnec? Dy investitorët kryesorë janë 2 vëllezër myslimanë nga Katari. Apo se dhëndri i Presidentit të SHBA-ve është hebre. Po pastaj? Kaq budallenj mund të bëhemi ne që të hedhim përpjetë atë që nuk hidhet dhe t’i bëjmë karshillëk dynjasë? Ne duhet t’i kemi marrëdhëniet strategjike me të gjithë”, tha Rama.

 

rama izraeli zverneci

1 Komente

  1. F
    Fxc

    Shtepia jote eshte e te tjereve, e ke treguar. Po Shqiperia eshte e shqipetareve o gjytyrym?

    Lini një Përgjigje