Tonin Gjuraj nuk u përplas me një individ. Ai u përplas me një sistem ku vota akademike vlen më pak se vullneti i bordit të emëruar nga politika…
Dje, Universiteti i Shkodrës humbi rektorin e zgjedhur nga komuniteti akademik, dhe ruajti administratorin e mbrojtur nga bordi. Një injorant funksional që kalon sa nga PD tek PS, në saj të pazareve për vota që bën në ca fshatra të kryeqendrës së veriut. Mark Molla, i dënuar për vjedhje, me ndihmën e bashkisë dhe ministres së Arsimit ‘fitoi’ betejen me Rektorin Tonin Gjuraj.
Vetëm ky fakt mjafton për të kuptuar se çfarë ka ndodhur realisht. Nuk kemi të bëjmë me një konflikt administrativ, me një grindje zyrash apo me një debat procedurash. Kemi të bëjmë me një përplasje mes dijes dhe injorancës, mes autoritetit akademik dhe arrogancës së pushtetit.
Prandaj pyetja nuk i drejtohet më Universitetit të Shkodrës. Pyetja i drejtohet ministres së Arsimit, Mirela Kumbaro. Sepse në fund të fundit, bordet nuk bien nga qielli. Bordet krijohen nga ligji, ushqehen nga pushteti dhe mbijetojnë falë heshtjes së ministrisë.
Mirela, në politikë mund të falen shumë gjëra. Mund të falet paaftësia. Mund të falet servilizmi. Mund të falet edhe ndonjë gabim i rëndë administrativ. Por në fushën e dijes nuk falet injoranca. Universiteti nuk është zyrë partie. Nuk është degë elektorale. Nuk është strehë për militantë që kërkojnë një rrogë. Universiteti është institucioni ku formohen ata që nesër do të drejtojnë shtetin, ekonominë dhe shoqërinë.
Kur një profesor me karrierë akademike, me tituj shkencorë dhe me legjitimitetin e votës universitare largohet duke deklaruar se nuk ka më forcë përballë një bordi, problemi nuk është më personal. Problemi bëhet kombëtar. Sepse mesazhi që merr çdo pedagog, çdo studiues dhe çdo student është brutal: në Shqipëri nuk fiton dija, por injoranca përmes mbështetjes politike.
Mirela, Shqipëria ka humbur mijëra të rinj në emigracion. Universitetet po boshatisen vit pas viti. Auditorët po mbeten gjysmë bosh. Pedagogët më të mirë kërkojnë mundësi jashtë vendit. Në vend që të ndërtohet një sistem që mbron meritën, po ndërtohet një sistem që mbron klientelën. Në vend që të forcohet autonomia universitare, po forcohen mekanizmat e kontrollit politik.
Dhe kur ndodh kjo në Universitetin e Shkodrës, një nga institucionet më të rëndësishme akademike të vendit, askush nuk ka më të drejtë të bëjë sikur nuk sheh.
Nuk ka rëndësi se cili është emri i administratorit. Nuk ka rëndësi as emri i rektorit. Sot është njëri, nesër është tjetri. Rëndësi ka parimi. Kush duhet të ketë fjalën e fundit në universitet, komuniteti akademik apo njerëzit që marrin bekimin e pushtetit?
Nëse përgjigjja është pushteti, atëherë hiqeni fare fjalën "universitet". Quajeni drejtori. Quajeni agjenci. Quajeni zyrë administrative. Por mos e quani universitet.
Sepse universiteti fillon aty ku mbaron frika dhe ku sundon autoriteti i shkencës. Universiteti vdes kur vendimet akademike zëvendësohen nga pazaret e bordeve. Universiteti vdes kur profesorët largohen dhe triumfojnë injorantët.
Mirela, arsimi nuk matet me konferenca, me slogane dhe me postime në rrjetet sociale. Arsimi matet me respektin që shteti tregon ndaj dijes. Dhe kur një rektor largohet duke denoncuar se universiteti i tij është marrë peng, heshtja e ministrisë nuk është neutralitet. Heshtja kthehet në pozicion.
Historia nuk do të mbajë mend emrat e anëtarëve të një bordi. Historia do të mbajë mend se në kohën tuaj, një universitet humbi rektorin dhe shteti nuk gjeti forcën të mbrojë autoritetin akademik. Dhe ky është një dështim që nuk mund të fshihet me asnjë vendim administrativ.
Nuk falet injoranca në fushën e dijes, Mirela!/Pamfleti
Një shkrim i imi kishte titullin sa bënë 2 2. Sips ti i pari tha 4, i dyti 22 dhe i treti sa doni ju ? Ky dhe ishte kurthi: fitoj i katërti, i cili vërtet nuk mori pjesë në konkurs por ishte antar partie
Duhej patjeter nje artikull per kete teme. Te falenderoj. Sa turp per Mirela Kumbaron!
Ministre Mirela, Minister Feridi qe shkoi tek universiteti dhe doli fotografi si Enveri vaktit Keta dhe shpurra e plehrave servile e hajdute te qeverise nuk pyesin per asgje vec me rregullu fisin e vet ne vende te mira pune dhe me shetit neper bote si qelbsira pa integritet
Eshte e çuditshme qe hajdutet interesohen jo veç per vjedhje por edhe per veprimtarite e niveleve akademike!? Edhe aty shkatërruan e vodhën gjithçka. Se keshtu e kërkonte Skenari antishqiptar. Te shkatërrohet me themel shteti shqiptar dhe shoqëria shqiptare. Keta si Mireëa Kumbaro jane ekzekutuesi e ketij Skenari antishqiptar!
Kta kame mare te gjith çere debilash kaq shume tr shtremëron Leku :)…