TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Qershor 2026, 19:22

Kthesa e papritur shokon Milanin, trajneri humbet durimin dhe u mbyll përfundimisht derën kuqezinjve

Shkruar nga Pamfleti
Kthesa e papritur shokon Milanin, trajneri humbet durimin dhe u mbyll
Zlatan Ibrahimoviç-Xherri Kardinale

Ralf Rangnik ka refuzuar përfundimisht mundësinë për t’u bashkuar me Milanin, duke i dhënë fund spekulimeve që e lidhnin me një rol drejtues apo teknik në klubin italian.

Sipas raportimeve, trajneri i Kombëtares së Austrisë u ka komunikuar drejtuesve kuqezi se nuk është i gatshëm të presë më gjatë për një vendim përfundimtar nga ana e klubit. Kjo ka bërë që të bjerë përfundimisht edhe pista që e shihte Rangnik si drejtor teknik të Milanit.

Pronari i klubit, Xherri Kardinale, kishte shfaqur interes për të afruar trajnerin gjerman në projektin e ri të skuadrës, por negociatat nuk arritën kurrë në një marrëveshje konkrete. Përballë kësaj situate, Rangnik ka zgjedhur të marrë një vendim të qartë për të ardhmen e tij.

Kthesa e papritur shokon Milanin, trajneri humbet durimin dhe u mbyll

Tekniku 67-vjeçar ka vendosur të vazhdojë punën me Kombëtaren e Austrisë, duke besuar te projekti që ka nisur me përfaqësuesen austriake dhe tek objektivat afatgjata që synon të arrijë me këtë ekip.

Ndërkohë, Milani vijon të përballet me një periudhë pasigurie. Mungesa e një trajneri të konfirmuar, si edhe paqartësitë në strukturën drejtuese, kanë ngadalësuar planifikimin për sezonin e ardhshëm.

Pas tërheqjes së Rangnik, drejtuesit kuqezi janë të detyruar të ndryshojnë strategji dhe të fokusohen te alternativa të tjera në treg. Aktualisht, Oliver Glasner konsiderohet një nga kandidatët më të favorizuar për të marrë drejtimin e skuadrës, ndërsa java e ardhshme pritet të jetë vendimtare për përcaktimin e trajnerit të ri të Milanit.

ralf rangnik milan

Lini një Përgjigje