TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Qershor 2026, 15:16

E ardhmja e Armando Brojës në Itali, sulmuesi i kombëtares “nuhat” lëvizjen në Serinë A

Shkruar nga Pamfleti
E ardhmja e Armando Brojës në Itali, sulmuesi i kombëtares
Armando Broja

Armando Broja vazhdon të jetë një nga emrat më të përfolur në merkaton e futbollistëve shqiptarë që aktivizohen në kampionatet elitare europiane. Pas një sezoni jo shumë të suksesshëm në Angli, e ardhmja e sulmuesit kuqezi duket se mund të lidhet me futbollin italian.

Sipas gazetarit të njohur italian, Xhianluka Di Marcio, Broja është kthyer në objektivin kryesor të Kaljarit për repartin ofensiv. Klubi sard po punon për të siguruar shërbimet e 24-vjeçarit, duke e konsideruar atë si përforcimin ideal për sulmin në sezonin e ardhshëm.

Sezoni i fundit nuk rezultoi ndër më të mirët për sulmuesin shqiptar. Me fanelën e Bërnlit në Premier Ligë, Broja u aktivizua në 24 ndeshje, duke realizuar vetëm një gol dhe një asist. Pas rënies së skuadrës angleze në Championship, largimi i tij gjatë kësaj vere shihet si një mundësi e mundshme.

Interesimi i Kaljarit vjen në një moment kur edhe Lacio raportohet se ka kërkuar informacione për sulmuesin e Kombëtares shqiptare. Kjo tregon se, pavarësisht sezonit të vështirë, Broja vazhdon të gëzojë vlerësim në tregun italian.

Në javët në vijim pritet që futbollisti të marrë një vendim për të ardhmen e tij, ndërsa Seria A konsiderohet aktualisht destinacioni më i mundshëm për vazhdimin e karrierës së tij.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sky Sport (Italia) (@skysport)

armando broja sulmuesi i kombëtares kaljari

Lini një Përgjigje