Ministria e Arsimit ka bërë publike këtë të premte rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë për Maturën Shtetërore 2026. Mijëra maturantë në të gjithë vendin kanë mësuar notat e testit, një nga provimet kryesore të ciklit parauniversitar.
Rezultatet e Maturës Shtetërore kanë peshë të veçantë për të ardhmen akademike të të rinjve, pasi ndikojnë drejtpërdrejt në procesin e pranimit në universitet dhe në përzgjedhjen e degëve ku ata synojnë të vazhdojnë studimet.
Nota e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, së bashku me rezultatet e provimeve të tjera të Maturës, përbën një element kyç në llogaritjen e pikëve për aplikimet në arsimin e lartë.
Ministria e Arsimit pritet të publikojë në vijim edhe statistikat zyrtare mbi performancën e maturantëve, nivelin e kalueshmërisë dhe shpërndarjen e notave në rang kombëtar.
Klikoni KETU për të parë rezultatet e plota.
Lini një Përgjigje