TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Qershor 2026, 15:44

“Babai i Mesit ka vdekur”, prezantuesja argjentinase jep dorëheqjen nga TV dhe kërkon falje me lot në sy (Video)

Shkruar nga Pamfleti
“Babai i Mesit ka vdekur”, prezantuesja argjentinase jep
Lionel Mesi-Florencia Penja

Një prezantuese televizive në Argjentinë ka dhënë dorëheqjen pasi raportoi gabimisht se Horge Mesi, babai i futbollistit Lionel Mesi, kishte ndërruar jetë. Incidenti shkaktoi reagime të shumta në media dhe zemërim nga familja e yllit argjentinas.

Gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në “Luzu TV”, Florencia Penja deklaroi se Horge Mesi kishte vdekur. Në të njëjtën kohë, Lionel Mesi ishte i angazhuar me kombëtaren e Argjentinës në Kupën e Botës, ku realizoi një tripletë në ndeshjen ndaj Algjerisë.

Megjithatë, pak më vonë u konfirmua se lajmi ishte i pavërtetë. Në një reagim zyrtar, familja Mesi sqaroi se Horge Mesi ndodhet nën kujdes mjekësor dhe se gjendja e tij shëndetësore po përmirësohet.

Familja kërkoi respektimin e privatësisë në këtë periudhë dhe theksoi se çdo informacion që nuk publikohet drejtpërdrejt prej saj nuk duhet të konsiderohet i besueshëm. Gjithashtu, u bëri thirrje mediave të tregojnë përgjegjësi dhe kujdes në trajtimin e informacioneve të tilla.

Pas valës së kritikave, Florencia Penja kërkoi falje publike, duke deklaruar se ishte vënë në lajthitje nga informacioni që i ishte përcjellë në kufje gjatë transmetimit. Ajo pranoi përgjegjësinë për gabimin dhe njoftoi largimin e saj nga “Luzu TV”.

Nga ana tjetër, edhe drejtuesit e “Luzu TV” e cilësuan incidentin si të papranueshëm, duke konfirmuar ndërprerjen e bashkëpunimit me personat e përfshirë në përhapjen e informacionit të pasaktë.

florencia penja gazetarja argjentinase

Lini një Përgjigje