SHBA-ja fiton përballjen kontinentale dhe pret biletën për në raundin e 1/32-ave në Kupën e Botës. Amerikanët mposhtën me rezultatin e pastër 2-0 Australinë në ndeshjen e luajtur në Seattle.
Sfida u zhbllokua që në minutën e 10-të, ku pas një aksioni të shpejtë dhe një topi të futur në zonë nga Folarin Balogun, ishte Kameron Burgess i pafat që dërgoi topin në portën e tij.
Në minutën e 13-të, Australia pati një shans të mirë për të barazuar shifrat, por goditja e Metju Leki nga distanca, përfundoi pak jashtë shtyllës së majtë.
Në minutën e 43-të, Aleks Friman dyfishoi shifrat për amerikanët, pas një aksioni që nisi nga një goditje dënimi. Për golin e Friman u desh edhe ndërhyrja e VAR-it, që konfirmoi rregullsinë e golit.
Me këtë fitore, SHBA-ja bëhet vendi i dytë organizator i Kupës së Botës, pas Meksikës që kualifikohet në raundin e 1/32, ndërsa Australia do të luftojë për një fitore në ndeshjen e fundit të Grupit D kundër Paraguajit.
Lini një Përgjigje