TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Qershor 2026, 14:07

Gjyqi në Administrative kundër Ols Dados, Veliaj i pranishëm në gjykatë; ndalohen kamerat në sallë

Shkruar nga Pamfleti
Gjyqi në Administrative kundër Ols Dados, Veliaj i pranishëm
Erion Veliaj

Ditën e sotme po zhvillohet përballja e radhës në Gjykatën Administative për padinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj i cili kërkon anulimin e dekretit që e bëri Ols Dadon prokuror. Veliaj është vetë i pranishëm në seancë, ndërsa gjyqi nuk do të lejohet të transmetohet live.

Gjykata thotë se vendimi i gjyqtarit Hazbi Balliu për të mos lejuar transmetimin e seancës live është marrë më 8 maj dhe është ende në fuqi.

Kamerat do të jenë sallë vetëm kur të jepen vendime të ndërmjetme ose përfundimtare, dhe nuk u lejua as transmetimi i pjesës teknike në nisje të gjyqit. Kamerat do të jenë sallë vetëm kur të jepen vendime të ndërmjetme ose përfundimtare, dhe nuk u lejua as transmetimi i pjesës teknike në nisje të gjyqit.

Në seancën e 8 majit, KLP ndau të njëjtin qëndrim me mbrojtjen e prokurorit Dado në kërkesën për moslegjitimin të paditësit, që Veliaj e quajti një turp për institucionin Kryebashkiaku i kërkoi Gjykatës që të njihet me prapësimet e KLP-së.

Sqarimi i plotë i ligjshmërisë së Ols Dados, tha ai, është çështje themelore për Republikën. Sipas Veliajt dhe palës mbrojtëse, ka një “harmoni institucionale” për të mbrojtur Dadon.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka paditur prokurorin e SPAK, Ols Dado dhe kërkon shfuqizimin e dekretit të presidentit që e ka emëruar prokurorin në detyrë në vitin 2008.

Lini një Përgjigje