TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Qershor 2026, 19:59

“Babai i Mesit ka vdekur”, reagon gazetarja që u turpërua pasi përhapi lajmin e rremë (Video)

Shkruar nga Pamfleti
“Babai i Mesit ka vdekur”, reagon gazetarja që u turpërua
Florencia Penja

Argjentina e ka nisur me fitore aventurën në Botëror, duke mposhtur Algjerinë me rezultatin e pastër 3-0 në ndeshjen e parë të turneut. Të tre golat u realizuan nga kapiteni Lionel Mesi, i cili ishte figura kryesore e takimit.

Pas golit të parë, sulmuesi i Inter Miami u pa i emocionuar dhe shpërtheu në lot, duke ngjallur menjëherë reagime dhe spekulime në media. Më vonë u raportua se emocionet e forta lidhen me gjendjen shëndetësore të babait të tij, Horge Mesi, i cili po përballet me një sëmundje të rëndë.

Ndërkohë, gjatë orëve të fundit, mediat argjentinase janë përfshirë nga polemika pas publikimit të një informacioni të pasaktë. Prezantuesja Florencia Penja njoftoi gabimisht në transmetim të drejtpërdrejtë se Jorge Messi kishte ndërruar jetë.

Pas reagimeve të shumta, Penja bëri të ditur dorëheqjen e saj nga emisioni “El Show del Verano” në “Luzu TV.” Në deklaratën e saj, ajo kërkoi falje për gabimin e bërë.

“Ndjehem e turpëruar që kam kontribuar në përhapjen e kësaj dhimbjeje”, deklaroi ish-prezantuesja.

Lajmi i rremë shkaktoi reagime të gjera në opinionin publik dhe në botën mediatike argjentinase. Për këtë çështje reagoi edhe presidenti i Argjentinës, Havier Milei, i cili kritikoi ashpër përhapjen e informacionit të paverifikuar dhe bëri thirrje për më shumë përgjegjësi në raportimin mediatik.

florencia penja gazetarja argjentinase

Lini një Përgjigje