Policia nis hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e vdekjes
Një 62-vjeçar është gjetur pa shenja jete në ujërat e liqenit të Viroit, në hyrje të qytetit të Gjirokastrës.
Sipas të dhënave paraprake, bëhet fjalë për një burrë rreth 62 vjeç, trupi i të cilit u konstatuar në liqen. Pas njoftimit, në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë dhe grupi hetimor.
Autoritetet kanë nisur veprimet për të identifikuar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Deri në këtë fazë, nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me rastin.
Hetimet vijojnë, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore dhe përfundimi i veprimeve procedurale për të sqaruar ngjarjen.
Lini një Përgjigje