TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Qershor 2026, 15:19

Plagosje me thikë në Tiranë!

Shkruar nga Pamfleti
Plagosje me thikë në Tiranë!
Foto ilustruese

Ngjarje e rëndë në zonën e Ali Demit në Tiranë. Një person ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti të ndodhur pranë minibashkisë.

Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është identifikuar si Dritan Aga. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se konflikti ka nisur pasi Aga kishte hedhur disa mbeturina në zonë, çka ka sjellë një përplasje verbale me një person tjetër.

Debati mes tyre është përshkallëzuar dhe, sipas të dhënave paraprake, autori i dyshuar e ka goditur Agën me thikë, duke i shkaktuar plagë.

I plagosuri është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa nuk ka ende informacion zyrtar mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Policia pritet të zbardhë rrethanat e plota të ngjarjes dhe të identifikojë autorin e dyshuar.

plagosje me thikëd tirane

Lini një Përgjigje