Një ngjarje e paprecedentë u rregjistrua në 15 qershor 2026, në ambjentet e Gjykatës së Posaçme, ku 4 të pandehur që sipas SPAK kanë ndërvepruar si grup kriminal për vrasjen e Renis Dobras në Mat, janë konfliktuar verbalisht dhe më pas kacafytyr në një përplasje fizike me grushta dhe shkelma.
Situata u rregjistrua në kamerat dhe audiot e gjykatës të cilat tashmë janë tërhequr si provë materiale. E gjitha ndodhi, teksa gjyqtari i çështjes, Bib Ndreca, ia tha fjalën të pandehurve të flisnin rreth pretendimeve të tyre për kërkesat e ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në burg”.
Gazetari Elton Qyno, ka mundur të sigurojë dokumentat zyrtare që tregojnë rreth debatit dhe më pas përplasjes fizike mes 4 të pandehurve që qëndronin në pritje të vendimit në kafazin e xhamit të gjykatës.
Në relacionin informativ thuhet se në 15 qershor 2026 punonjësi i policisë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Arjan Canaj, ka njoftuar Policinë e Burgjeve për një incident rëndë ndodhur në ambjentet e gjykatës.
Ngjarja është rregjistruar si incidenti Nr.3135, ku rreth orës 11:33 minuta, protagonist të përplasjes fizike janë 4 të pandehurit Fation Bushgjokaj, Kristi Bushgjokaj, Aleksandër Bushgjokaj dhe Petrit Çakri.
Në momentin që gjykata i ka dhënë fjalën të pandehurit Petrit Çakri, ai kërkoi që të shtyhet seanca për ndryshimin e masës së sigurisë.
“...Në këto situatë e ka marë fjalën i pandehuri tjetër, Fation Bushgjokaj, duke thënë që ky (Petrit Çakri) kërkon shtyerje pafundësisht të seancave sepse është mashtrues...”-thuhet në dokument.
Por në këtë moment ka ndërhyrë i pandehuri Petrit Çakri duke i thënë të tre vëllezërve se:
“...ju jeni pederasta dhe b*th q...”.
Menjëherë në këtë çast ngrihet i pandehuri, Kristi Bushgjokaj, i cili ishte i pozicionuar më afër, Petrit Çakrit, për ta goditur, por bllokohet nga punonjësit e policisë.
Në të njëjtën kohë ngrihen mbi karriget e kafazit dhe dy të pandehurit e tjerë Aleksandër dhe Fation Bushgjokaj dhe hidhen përmbi punonjësit të policisë dhe godasin, Petrit Çakrin.
Në këto momente ndërhynë punonjësit që ishin prezent duke stabilizuar situatën. Ndërkohë me urdhër të kryetarit të seancës gjygjësore Bib Ndreca është marë vendimi që të 4 të pandehurit të largohen nga seanca gjyqësore për sjelljen e manifestuar.
Pasi është njohur me këtë raport incidenti, Drejtori i Burgut Nr.313 me qëllim shqyrtimin e tij në aspektin disiplinor, në datën 16 qershor 2026, ka urdhëruar mbledhjen e komisionit disiplinor.
Rezulton se urdhëri për fillimin e procedures disiplinore i është komunikuar të paraburgosurit Fation Bushgjokaj, me qëllim dhënien e mundësisë për tu dëgjuar dhe mbrojtur, urdhër i cili i është komunikuar nga anëtarët e komisionit dhe ka firmosur pa vërejtje.
Pasi është lexuar raporti i incidentit, i paraburgosuri Fation Bushgjokaj, ka deklaruar se:
“...lidhur me atë çka thuhet dhe përshkruhet në raportin e incidentit ka ndodhur në një situatë çasti, pasi jemi ofenduar me fjalë të rënda. Sjellje të tilla, nuk duhet të përsëriten më dhe veprimin e kam bërë në inat e sipër...”.
Sipas shkresës të firmosur nga 4 anëtarët e Komisionit Disiplinor, këto veprime të 3 të burgosurve bien ndesh me rregullat dhe normat e vendosura lidhur me sjelljen dhe detyrimet e të burgosurve, të vendosura me qëllim garantimin e rendit, sigurisë dhe autoritetit ligjor të institucionit.
Nisur nga kjo situatë, për arsye sigurie dhe rrezikshmërie është urdhëruar transferimi i Fation Bushgjokaj nga burgu nr.313 në burgon Nr.302 tek “Mine Peza”.
Njëherësh është vendosur vënia e masës disiplinore, izolimi i tyre për një periudhë 3 mujore.
Në rastin në fjalë i paraburgosuri Fation Bushgjokaj, me veprime aktive, ka kryer veprime të cilat bien ndesh me detyrimet dhe rregullat e parashikuara në institucionin e ekzekutimeve të vendimeve penale.
Në rastin konkret, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj të paraburgosurit Petrit Çakri, veprime këto të cilat klasifikohet si shkelje shumë e rëndë.
Po ashtu në bazë të informacionit të shefit të policisë K-Komisar Hetem Llapaj me Nr.3135/2 të datës datës 16 korrik 2026, evidentohet qartë e gjithë ngjarja e rëndë e ndodhur në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku është përpiluar raporti i incidentit nga forcat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve./ Syri.net
Lini një Përgjigje