TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Qershor 2026, 22:14

“Kualifikohen nëse bëjmë Botërorin me 64 ekipe”, Federata Italiane i përgjigjet Infantinos: Deklaratë e pavend, futbolli të mëson respekt

Shkruar nga Pamfleti

 

“Kualifikohen nëse bëjmë Botërorin me 64 ekipe”,
Xhani Infantino-Gabriele Gravina

 

Federata Italiane e Futbollit (FIGC) ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së presidentit të FIFA-s, Xhani Infantino, të bërë të enjten, vetëm pak orë përpara ndeshjes hapëse të Botërorit 2026. Infantino ironizoi nevojën për organizimin e një turneu me 64 ose madje 208 skuadra, një koment që në Itali është konsideruar i papërshtatshëm.

Në një deklaratë zyrtare, FIGC e cilësoi qendrimin e kreut të FIFA-s si një “deklaratë të pavend” dhe një “rënie në stil”, duke theksuar se fjalët e tij kanë lënduar ndjenjat e komunitetit sportiv italian.

Ishte një deklaratë e pavend, një rënie në stil që ka lënduar ndjenjat e një komuniteti sportiv italian. Në fitore apo humbje, futbolli mëson vlera, duke nisur nga respekti”, thuhet në reagimin e Federatës Italiane të Futbollit.

Deklarata vjen në një moment delikat për Federatën, ndërsa presidenti aktual Gabriele Gravina mbetet në detyrë deri më 22 qershor, datë kur do të zhvillohen zgjedhjet e reja për drejtimin e institucionit.

Më herët, reagim ndaj komenteve të Infantinos pati edhe ministri italian i Sporteve, Andrea Abodi. Ai u shpreh se dëshiron të verifikojë personalisht kontekstin dhe përmbajtjen e deklaratës përpara se të japë një qëndrim përfundimtar.

Një gjë janë informacionet që të japin dhe diçka tjetër është ta dëgjosh drejtpërdrejt. Preferoj që fillimisht të bëj një verifikim dhe më pas të shprehem. Mendoj dhe shpresoj se do të kem mundësi të komunikoj me Infantinon, pavarësisht angazhimeve të tij. Dua ta bëj këtë sepse më intereson të di drejtpërdrejt se cili është mendimi i tij”, deklaroi Abodi.

Debati ka rikthyer vëmendjen te raportet mes FIFA-s dhe futbollit italian, ndërsa reagimet ndaj deklaratës së Infantinos vijojnë të shkaktojnë diskutime në opinionin sportiv.

federata italiane xhani infantino presidenti i fifa-s

Lini një Përgjigje