TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Qershor 2026, 18:54

Protestuesit sërish thirrje SPAK-ut: Arrestojeni Ramën në zyrë

Shkruar nga Pamfleti

Protestuesit sërish thirrje SPAK-ut: Arrestojeni Ramën në

Qytetarët e mbledhur në protestën e sotme në Tiranë kërkojnë sërish largimin e kryeministrit Edi Rama. Ata kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndërsa akuzojnë Ramën për vjedhje.

Një qytetar tha se largimin e Ramës e kërkon e gjithë Shqipëria, teksa i bëri thirrje SPAK-ut që ta arrestojnë kryeministrin në zyrë.

“Vetëm rinia shqiptare ta marri këtë vend. Nuk ka pse Edi Rama të mos largohet. Kanë dalë 2 milion shqiptarë, 3 i ka nëpër botë. Ke dalë që ke vjedhur. Nuk të beson më ky popull. Edhe Berisha duhet të largohet. Rama t’i bëjë lojërat si të dojë, mos mendo  se ky popull nuk kupton,. Largimin tënd e do e gjithë Shqipëria, e gjithë botë. I bëj thirrje të gjithë ndërkombëtarëve…Kam edhe një thirrje për SPAK, kjo që po bëni me popullin në mes të Tiranës do e paguani një ditë. Shkoni arrestojeni në zyre…ka dalë me vjedhje. Ka dalë gjithë ky popull dhe është turp. Tani ka ardhur koha të hapin rrugën, ta marrin të rinjtë është koha e tyre. Të largohen të dy forcat”, tha një qytetar.

Gjithashtu një tjetër qytetar është shprehur se duhet, të bëhet referendum.

“Referendum duhet sa më shpejt…në protestë dal për të drejtat tona. Hajdutët vetëm vjedhin…”, ka thënë ai.

spak protesta rama

Lini një Përgjigje