TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Qershor 2026, 14:34

Protestat, Berisha jep alarmin: Po tentojnë të rrëmbejnë lëvizjen qytetare

Shkruar nga Pamfleti
Protestat, Berisha jep alarmin: Po tentojnë të rrëmbejnë
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike vlerësoi angazhimin e të rinjve dhe qytetarëve në protestë, duke theksuar se përpjekjet për ta kontrolluar apo përvetësuar lëvizjen do të dështojnë…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet e fundit që lidhen me lëvizjen qytetare në vend, duke theksuar se ajo përfshin individë dhe grupime me bindje të ndryshme politike.

Sipas Berishës, në këtë lëvizje ka prani të përfaqësuesve të qendrës së djathtë, por edhe të grupimeve të majta, madje sipas tij edhe të elementëve ekstremistë. Megjithatë, ai e konsideroi këtë si një karakteristikë të natyrshme të një lëvizjeje qytetare.

“Por në një lëvizje qytetare, kjo është krejtësisht e pashmangshme”, u shpreh Berisha.

Ai kritikoi atë që e cilësoi si “opozita e opozitës”, duke pretenduar se ka përpjekje për të përvetësuar dhe manipuluar lëvizjen. Sipas tij, pavarësisht ndikimeve apo përpjekjeve të caktuara, këto tentativa nuk do të kenë sukses.

“Kjo është lëvizje e shpirtit qytetar të shqiptarëve dhe rinisë shqiptare”, deklaroi Berisha.

Në fjalën e tij, kreu demokrat vlerësoi veçanërisht rolin e të rinjve dhe qytetarëve që, sipas tij, kanë treguar guxim duke kapërcyer frikën dhe duke u angazhuar në jetën publike. Ai tha se veprimet e tyre përbëjnë një kontribut të rëndësishëm për vendin.

Berisha theksoi se kjo frymë qytetare përfaqëson një shërbim të jashtëzakonshëm ndaj kombit, duke shprehur admirim për pjesëmarrësit në lëvizje dhe për angazhimin e tyre.

 

berisha pd protesta

4 Komente

  1. M
    Me prokurë të posaçme

    E morëm vesh, e morëm! Të djeg shumë thirrja e tyre në kor: "Berisha n'burg!".

    1. F
      Fxxh

      Kur ky kerma flet, me vjen per re vjelle

      1. R
        RAMA n'BURG, SLEHU n'BURG!

        Salehu sikurse Ramuti. Te dy ju po mundoheni deshprimisht te përvetësoni protesten. Moto e protestës eshte STOP RAMUTVE DHE SALEHVE. RAMA n'BURG, SLEHU n'BURG!

        1. K
          Koha

          Salehu ka vendos te shkoj nBurg, prandaj i do kaq shume protestuesit qe thërrasin Salehu nBurg dhe Rama nBurg.

          Lini një Përgjigje