TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Qershor 2026, 17:59

Detaje të reja nga aksidenti i rëndë në Korçë, 76-vjeçari mori përpara nënën dhe fëmijën e mitur!

Shkruar nga Pamfleti

Detaje të reja nga aksidenti i rëndë në Korçë,

Detaje të reja kanë dalë nga aksident i rëndë që u regjistrua pasditen e sotme në aksin rrugor Korçë-Ersekë. Mësohet se automjeti i drejtuar nga një 76-vjeçar, ka përplasur nënën 44-vjeçare së bashku me fëmijën e saj 3-vjeçar.

Nëna dhe i mituri janë dërguar me urgjencë në spital, por fatkeqësisht 3-vjepari nuk i ka mbijetuar plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital. Ndërkohë që nëna po merr mjekimin e nevojshëm dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana tjetër policia ka arrestuar shoferin dhe ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:30, në aksin rrugor Korçë–Ersekë, në fshatin Kamenicë, automjeti tip “Nisan”, me drejtues shtetasin Sh. V., 76 vjeç, ka përplasur dy këmbësorë (nënë e bir), shtetasen Sh. M., rreth 44 vjeçe, dhe djalin e saj të mitur, rreth 3 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, në spital ka ndërruar jetë fëmija i mitur, ndërsa shtetasja Sh. M, po merr ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor shoqëruan në Komisariat drejtuesin e automjetit, shtetasin Sh. V., për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

aksidenti korçë 3-vjeçari

Lini një Përgjigje