TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Qershor 2026, 14:16

Heroinë, metamfetaminë dhe opium; kapet 1 ton drogë me vlerë gati 55 milionë euro në kufirin Turqi-Greqi

Shkruar nga Pamfleti
Heroinë, metamfetaminë dhe opium; kapet 1 ton drogë me vlerë
Pamje ilustruese

Autoritetet doganore turke kanë sekuestruar më shumë se një ton lëndë narkotike të fshehura në një kamion në pikën kufitare të Ipsalës, në veriperëndim të Turqisë, pranë kufirit me Greqinë.

Ministria turke e Tregtisë njoftoi se droga e kapur kishte një vlerë që tejkalon 55 milionë euro në tregun e paligjshëm. Sipas njoftimit zyrtar, ngarkesa përbëhej kryesisht nga metamfetaminë, heroinë dhe opium i papërpunuar.

Mediat turke "DHA" dhe "IHA" raportojnë se kamioni kishte hyrë në Turqi nga Irani, ndërsa autoritetet po hetojnë për të zbuluar destinacionin përfundimtar të ngarkesës dhe personat e përfshirë në trafik.

Sekuestrimi i fundit vjen në një kohë kur Turqia po intensifikon luftën kundër rrjeteve ndërkombëtare të narkotikëve. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit 2025 autoritetet turke kanë konfiskuar 33.6 tonë drogë, me një vlerë të përgjithshme që i afrohet 840 milionë eurove.

kufi turqi greqi droge kokaine

Lini një Përgjigje