TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Qershor 2026, 21:55

Nejmar rrezikon të mos luajë as ndaj Haitit, sulmuesi i dërgon mesazh prekës Brazilit pak orë para ndeshjes me Marokun

Shkruar nga Pamfleti
Nejmar rrezikon të mos luajë as ndaj Haitit, sulmuesi i dërgon
Nejmar

Lajme jo të mira vijnë për Nejmar. Sipas informacioneve të publikuara nga “CNN Brazil”, sulmuesi i Santosit ende nuk është në gjendje të luajë dhe rrezikon të mungojë edhe në ndeshjen e dytë të Brazilit në grup, atë ndaj Haitit.

Futbollisti brazilian po vazhdon programin e rikuperimit pas dëmtimit të pësuar në pulpën e këmbës së djathtë. Të shtunën ai zhvilloi stërvitje vetëm në palestër, ndërsa trajtimi përfshin seanca fizioterapie dy herë në ditë, si dhe monitorim të vazhdueshëm mjekësor dhe nutricional.

Gjatë javës, Federata Braziliane e Futbollit konfirmoi se gjendja shëndetësore e Nejmar ka shënuar përmirësim, por pa dhënë detaje mbi natyrën e progresit apo një afat konkret për rikthimin e tij në stërvitje në fushë.

Sipas mjekëve ortopedë të intervistuar nga “CNN Brazil”, periudha mesatare e rikuperimit për këtë lloj dëmtimi është rreth tre javë, të cilave u shtohen edhe 3 deri në 4 ditë për rikthimin e formës fizike. Kjo e bën të vështirë aktivizimin e Nejmar në ndeshjen e ardhshme.

Brazili zhvillon sonte në mesnatë ndeshjen e parë të grupit përballë Marokut, takim në të cilin Nejmar do të mungojë për shkak të dëmtimit.

Edhe pse jashtë listës së lojtarëve të gatshëm për këtë ndeshje, Nejmar ka marrë leje të qendrojë pranë skuadrës dhe do të jetë në pankinë për të mbështetur moralisht bashkëlojtarët e tij.

Pak orë para sfidës, ylli brazilian reagoi edhe në rrjetet sociale, duke shprehur emocionet dhe mirënjohjen për mundësinë për të qenë pjesë e Botërorit.

Faleminderit, Zoti im... faleminderit që më lejove ta jetoj këtë edhe një herë”, shkroi Nejmar në postimin e tij.

 

 

 

 

 

nejmar sulmuesi i brazilit kupa e botës

Lini një Përgjigje