TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Qershor 2026, 22:39

Vëllezër në dy kombëtare të ndryshme, historia unike e familjes skoceze në Botëror: I duam të dy djemtë njësoj!

Shkruar nga Pamfleti
Vëllezër në dy kombëtare të ndryshme, historia unike e
familja Sutar

Botërori po sjell një nga historitë më të veçanta familjare në futbollin ndërkombëtar. Vëllezërit Xhon dhe Herri Sutar po marrin pjesë në të njëjtin turne, por me fanella të ndryshme kombëtaresh.

Xhon Sutar ka bërë debutimin e tij në Kupën e Botës me përfaqësuesen e Skocisë, ndërsa vëllai i tij më i vogël, Herri, përfaqëson Australinë. Kjo situatë e pazakontë ka vënë familjen Sutar përballë një dileme emocionale, veçanërisht nëse rrugët e dy skuadrave do të kryqëzohen gjatë turneut.

Babai i tyre, Xhek Sutar, thotë se mbështetja e familjes mbetet e njëjtë për të dy djemtë.

Ndjenjat tona janë ekzaktësisht të njëjta për të dy fëmijët”, u shpreh ai, duke komentuar situatën e veçantë që po përjeton familja gjatë Botërorit.

Edhe pse të dy vëllezërit kanë lindur në Skoci, karriera e tyre ndërkombëtare mori drejtime të ndryshme falë origjinës së nënës së tyre, Heather, e cila ka lindur në Australi. Kjo u dha atyre mundësinë të zgjidhnin se cilin shtet do të përfaqësonin në arenën ndërkombëtare.

Xhon vendosi të luajë për vendlindjen e tij, Skocinë, ndërsa Herri zgjodhi Australinë dhe u bë pjesë e “Socceroos”. Pjesëmarrja e tyre në të njëjtin Botëror krijon një histori të rrallë sportive, ku lidhjet familjare bashkëjetojnë me rivalitetin e mundshëm në fushën e lojës.

Nëse Skocia dhe Australia do të përballeshin gjatë turneut, vëllezërit Sutar mund të gjendeshin për herë të parë kundërshtarë në një ndeshje të Kupës së Botës, duke e bërë këtë histori edhe më të veçantë.

xhon dhe herri sutar vëllezërit kupa e botës

Lini një Përgjigje