TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Qershor 2026, 21:34

Ralf Rangnik i jep fund spekulimeve për të ardhmen e tij te Milani, tekniku gjerman hedh zyrtarisht firmën në kontratë

Shkruar nga Pamfleti
Ralf Rangnik i jep fund spekulimeve për të ardhmen e tij te Milani,
Ralf Rangnik

Ralf Rangnik do të vazhdojë të drejtojë përfaqësuesen e Austrisë edhe për dy vitet e ardhshme. Federata Austriake e Futbollit ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës së trajnerit gjerman deri në vitin 2028, duke i dhënë fund çdo spekulimi që e lidhte atë me një largim drejt Serisë A, përfshirë edhe interesimin e raportuar nga Milani.

Lajmi, i paralajmëruar prej ditësh nga mediat sportive, u konfirmua zyrtarisht nga federata austriake, e cila theksoi se marrëveshja e re garanton vazhdimësinë e projektit të nisur nga Rangnik në krye të ekipit kombëtar.

Vendimi është marrë: trajneri Ralf Rangnik do të vazhdojë karrierën e tij të suksesshme me ekipin kombëtar austriak dhe do të mbetet pjesë e Federatës të paktën deri në Kampionatin Europian UEFA 2028.

Rinovimi i kontratës vjen pas disa muajsh diskutimesh intensive dhe të besueshme. Si Ralf Rangnik ashtu edhe Josef Proll kanë theksuar vazhdimisht gjatë kësaj periudhe se bashkëpunimi dhe komunikimi janë karakterizuar nga respekti i ndërsjellë, një mirëkuptim i qartë dhe vullneti për të vazhduar në mënyrë të qendrueshme zhvillimin pozitiv të ekipit kombëtar. Bordi mbikëqyrës i Federatës votoi unanimisht në favor të rinovimit të kontratës së Ralf Rangnik”, thuhet në njoftimin zyrtar të Federatës Austriake të Futbollit.

Me këtë vendim, trajneri 67-vjeçar konfirmon angazhimin e tij afatgjatë me Austrinë, ndërsa federata siguron vazhdimësinë e një projekti që ka sjellë rezultate pozitive në vitet e fundit. Rinovimi mbyll gjithashtu çdo diskutim rreth një largimi të mundshëm të Rangnik drejt futbollit italian.

ralf rangnik trajneri gjerman kombëtarja e austrisë milan

Lini një Përgjigje