TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Korrik 2026, 22:17

Ledian Memushaj shkroi historinë me Shqipërinë, ish-mesfushori i kombëtares merr drejtimin e ekipit italian: Do bëj të flitet për të

Shkruar nga Pamfleti
Ledian Memushaj shkroi historinë me Shqipërinë, ish-mesfushori i
Ledian Memushaj

Ledian Memushaj ka hedhur një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij si trajner, duke u prezantuar zyrtarisht në krye të Team Altamura, skuadër që militon në Serinë C të futbollit italian.

Pas eksperiencës së parë në pankinë me klubin Leon në Serinë D, ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare ngjitet një kategori më lart, duke marrë besimin e drejtuesve të Team Altamura për të udhëhequr projektin sportiv të skuadrës.

Besimi i klubit ndaj Memushajt është konfirmuar edhe nga drejtori sportiv, Mateo Lauriola, i cili vlerësoi cilësitë e tij si lider dhe vizionin që sjell në rolin e trajnerit.

Është një surprizë si trajner, por unë e njoh që nga koha kur luante te Karpi dhe Leçe. Si futbollist ka qenë gjithmonë një lider. E kontaktova edhe vitin e kaluar, por atëherë ekzistonte faktori i panjohur i një grupi të ri, i një kategorie të re dhe i faktit që ai ishte në fillimet e karrierës si trajner.

Ai do të bëjë që të flitet për të, sepse është një trajner me prirje të fortë ofensive dhe me ide që përputhen shumë mirë me grupin që kemi në dispozicion. Projekti ynë tekniko-taktik vazhdon në të njëjtën linjë, pavarësisht ndryshimit në pankinë. Memushaj ka personalitet të madh dhe koncepte shumë të qarta”, deklaroi Lauriola.

Emërimi i Memushajt konsiderohet një sfidë e re dhe një mundësi e rëndësishme për ish-kapitenin e Kombëtares shqiptare, i cili synon të ndërtojë një karrierë të suksesshme edhe në rolin e trajnerit.

ledian memushaj ish-sulmuesi i kombëtares team altamura skuadra italiane

Lini një Përgjigje