TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Qershor 2026, 21:51

Marrëveshja SHBA-Iran, Netanyahu thërret mbledhjen urgjente të Kabinetit të Sigurisë

Shkruar nga Pamfleti
Marrëveshja SHBA-Iran, Netanyahu thërret mbledhjen urgjente të
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka thirrur një mbledhje të Kabinetit të Sigurisë për të dielën, sipas mediave hebraike. Takimi vjen në një moment tensioni të lartë, pasi Shtetet e Bashkuara dhe Irani pritet të nënshkruajnë një memorandum mirëkuptimi.

Burime izraelite raportojnë se mbledhja e kabinetit është caktuar për të analizuar situatën e re pas deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump, i cili njoftoi se Washingtoni dhe Teherani do të firmosin marrëveshjen nesër.

Irani, nga ana tjetër, ka shprehur dyshime të forta për këtë afat kohor. Zyrtarë iranianë e kanë kritikuar “këmbënguljen e pazakontë” të Trump për të finalizuar marrëveshjen pikërisht të dielën, duke lënë të kuptohet se mund të mos arrihet një nënshkrim i menjëhershëm.

Sipas burimeve izraelite, zyrtarë të lartë në Jerusalem kanë shprehur shqetësim të thellë se kushtet e marrëveshjes së mundshme “rrezikojnë interesat jetike të sigurisë së Izraelit”. Ata akuzojnë Uashingtonin se ka pranuar disa nga “kushtet kryesore” të Teheranit, të cilat mund të cenojnë pozitat strategjike të Izraelit në rajon.

Ende nuk ka pasur reagim zyrtar nga zyra e Kryeministrit Netanyahu për detajet e mbledhjes së nesërme, por pritet që kabineti të diskutojë opsionet e mundshme të Izraelit në rast se marrëveshja SHBA-Iran finalizohet pa marrë parasysh shqetësimet izraelite.

netanyahu shba irani

Lini një Përgjigje