TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Qershor 2026, 11:57

Zbulohet 'foleja' e prostitucionit në Tiranë, arrestohen 2 kineze dhe 1 vietnameze 

Shkruar nga Pamfleti
Zbulohet 'foleja' e prostitucionit në Tiranë, arrestohen 2
Foto Ilustrim

Një fole prostitucioni është goditur nga Policia e Tiranës në kuadër të operacionit të koduar “Flats”, gjatë të cilit u zbuluan tre apartamente të marra me qira që dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e kësaj veprimtarie të paligjshme.

Sipas autoriteteve, ambientet ndodheshin në Rrugën e Elbasanit dhe në rrugën “Vangjush Furxhi”. Si rezultat, u arrestuan tre shtetase të huaja, dy me shtetësi kineze dhe një me shtetësi vietnameze.

Nga verifikimet rezultoi se 39-vjeçarja dhe 42-vjeçarja, kishin marrë me qira nga një apartament në Rrugën e Elbasanit, ndërsa 43-vjeçarja, kishte marrë me qira një apartament në rrugën “Vangjush Furxhi”, të cilat dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e prostitucionit.

Në vijim të veprimeve procedurale, policia nisi procedim penal në gjendje të lirë edhe ndaj dy shtetasve të tjerë për veprën penale “Prostitucioni”.

Gjatë operacionit u sekuestruan dy telefona celularë që përmbanin komunikime të lidhura me këtë aktivitet të dyshuar.

Sipas Policisë së Tiranës, operacioni u zhvillua pas një pune operative dhe hetimore të specialistëve të Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, me fokus identifikimin e ambienteve të marra me qira që përdoreshin për ushtrimin e prostitucionit.

"Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Flats”.

Zbulohet se në 3 apartamente në Rrugën e Elbasanit dhe në rrugën “Vangjush Furxhi”, ushtrohej prostitucion nga shtetase të huaja.

Arrestohen 3 shtetase kineze dhe vietnameze. Procedohen penalisht 2 shtetas, për veprën “Prostitucioni”.

Sekuestrohen 2 celularë me komunikime rreth kësaj veprimtarie.

Si rezultat i punës operative dhe asaj hetimore, me objektiv konstatimin e rasteve të vënies së ambienteve të marra me qira, në dispozicion të ushtrimit të prostitucionit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve finalizuan operacionin e koduar “Flats”, gjatë të cilit u goditën 3 raste të tjera të kësaj veprimtarie. Për rastet u arrestuan:

-shtetaset kineze, K. S., 39 vjeçe dhe ë. G., 42 vjeçe, pasi dyshohet se secila kishte marrë me qira, një apartament në Rrugën e Elbasanit, për të ushtruar prostitucion;

-shtetasja vietnameze, T. (N. L.) V., 43 vjeçe, pasi dyshohet se kishte marrë me qira, një apartament në rrugën “Vangjush Furxhi”, për të njëjtin qëllim.

Në vijim të veprimeve në lidhje me këto raste, nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 shtetas, për veprën penale “Prostitucioni”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme", njofton policia. 

zbulohet foleja e prostitucionit

Lini një Përgjigje