Bosnje Hercegovina e nis mbarë debutimin për herë të parë në Kupën e Botës. Ballkanasit morën një barazim 1-1 përballë vendit organizator të Kanadasë.
Boshnjakët zhbllokuan sfidën në minutën e 21 me Lukiç edhe pse kanadezët ishin më këmbëngulës dhe më me shumë raste shënimi.
Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej me fitoren e Bosnjes, Kandaja barazoi shifrat me Larin në minutën e 78 të takimit. Larin hyri si zëvendësues në minutën e 76 dhe vetëm 2 minuta më pas gjeti golin.
Bosnje Hercegovina erdhi në këtë Botëror pas shumë peripecish, ku më e madhja ishte finalja e “play off” kundër Italisë, e fituar me penallti.
Dy ekipet ndodhen në Grupin B të Botërorit, së bashku me Katarin dhe Zvicrën. Kjo e fundit shihet si favorite.
Ndeshjen e ardhshme, Bosnja do ta luajë përballë Zvicrës së Xhakës dhe Shaqirit, ndërsa Kanadaja do të përballet me Katarin.
Lini një Përgjigje