Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Pogradec–Qukës, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Golik.
Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë përfshirë një automjet tip “Benz” dhe një kamionçinë, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i automjetit ka pësuar lëndime të lehta. Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë dhe ekipet e emergjencës, të cilat i dhanë ndihmën e parë të dëmtuarit dhe nisën veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Lini një Përgjigje