TAGS-AT E JAVËS

Forum12 Qershor 2026, 18:24

Berishës iu hoq “non-grata”, por ai mbetet sërish “babi i Zenit”!

Shkruar nga Myslym Murrizi

Berishës iu hoq “non-grata”, por ai mbetet sërish

Demokrati Myslim Murrizi në një reagim për heqjen e ‘non-grata”-s së Sali Berishës, u ka dhënë një ‘shuplakë’ të gjithë atyre deputetëve që gëzonin për lajmin e mirë, por që para pak kohësh luftonin kundër kreut të PD-së. Postimi i tij godet në mënyrë të veçantë Gazment Bardhin i cili dikur hidhte akuza të rënda ndaj Berishës...

Me habit shumë ky “gëzim” i madh nëpër rrjete sociale për heqjen e sanksioneve që ndalonin hyrjen e Z. Berisha dhe familjarëve të tij në Amerikë, nga po të njëjtët persona që u gëzuan shumë fare, sa desh u plasi zemra, në qershor të vitit 2021, kur Z. Berisha dhe familjarët e tij u shpallën non grata.

Nuk e kuptoj dot çfarë transformimi që pësojnë transgjinorët politikë!!!

Po Berisha vazhdon të jetë përsëri BABI I ZENIT, mor të pafytyrë, siç ishte para 5 vitesh, kur ju deklaronit plot mburrje se ishit pro-amerikanë dhe mbanit radhë për të bërë foto me sharanajkën Yuri Kim, duke i mbajtur duart në formë pjeshke.

Vetëm mikja ime, Zj. Adriana Kalaja, mund të ma shpjegojë pak, në stilin e saj, se çfarë janë e çfarë përfaqësojnë këta vemje që në qershor 2021 deklaronin se do të iknin fare nga politika po të kthehej Berisha në PD.

Madje, jo pak prej kësaj tufe hingëllinin nëpër studio se do bënin harakiri, duke u vetëflijuar politikisht, se njerëzisht duhet të jesh NJERI që ta bësh.

Nuk e di se në çfarë kategorie mund të futen specie të tilla të racës njerëzore që “gëzojnë” njëlloj si në “mort” edhe në dasmë.

murrizi bardhi

5 Komente

  1. G
    Genti

    Sali Berishës krimineli vrasësi i populli shqiptarë vrau djemtë nënash Sali Berishës tradhtari kombin shqiptarë hapi depo armëve armatosi njersitë armatosi krimienelë vitin 1997 2012 Edi Rama krye hajduti vodhi Shqipërinë kandatisi Shqipërinë vodhi Saliu Rama horra tyre Shqipërinë

    1. G
      Genti

      Edi Rama Saliu hajdut tradhtarët kombin shqiptarë vodhën Shqipërinë të gjithë anës taulantë Balla Belinda Balluku Spiro Palin Gazment Bardhi të gjithë deputetët politikanët janë hajdut ps pd

      1. L
        Lulja

        Po mire mo Myslym keze shkrimin tend se kuptoj dot tani. E para Sali Berishes nuk i eshte hequr non grata vetem i eshte dhene vize. E dyta ti para ca kohesh shpertheve kunder Berishes per shkak te zgjedhjeve ne parti, apo tani we te zgjodhi ne Keshill Kombetar u be burre i mire. Kam ptur respekt per ty nga reagimet e ndershme por me keto shkrime tani e zhvleresove fare veten me keq se Gazmend Bardhi dhe te tjere. Ti i di shume nire bemat e Zenit dhe tani na del ne Mbrojtje. Turp e faqja e zeze.

        1. .
          .

          Po nuk i është hequr NonGrata Saliut o Myslym. Thesht mund ti japin vizë disa ditore për ndonjë vizitë në SHBA, mjeksore, ndonjë takim pune etj. Por SHBA pra e konsiderojnë minues të demokracisë dhe për korrupsion madhor. Por ju nuk e përmendni dot këtë gjë si është realisht se nuk të qas më Berisha te salia e partisë.

          1. M
            Merjemja

            Jo NON GRADA ti hiqet atij monstre, por edhe gjithe pasuria qe ka vjedhur ne keto 36 vite bashke me familjen e tij, por dhe rrobat e trupit qe kane veshur dhe te daliin para popullit dhe botes cullak, ata mbeten prape ata qe jane, hajdut, kriminel, spiun te rrezikshem te qarqeve te huaja dhe antishqiptar. Sali Berisha, bashke me Edi Ramen, pikerisht ashtu sic i ka cilesuar ajo protest madheshtore madheshtore kombetare ne shqiperi dhe ne diaspore, qe po trondite gjithe shoqerine shqiptare dhe mbare boten jane hajdute, kriminel, antishqiptar ne sherbim te siunazhit serbo-grek dhe ashtu do vdesine.

            Lini një Përgjigje