TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Qershor 2026, 09:27

Perlë amerikane në Botëror, Reyna tund rrjetën me një goditje spektakolare ndaj Paraguait (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Perlë amerikane në Botëror, Reyna tund rrjetën me një
Reyna tund rrjetën me një goditje spektakolare ndaj Paraguait

Giovanni Reyna ishte protagonisti i një prej momenteve më spektakolare të nisjes së Botërorit 2026, duke kurorëzuar suksesin e thellë 4-1 të Shteteve të Bashkuara ndaj Paraguait në takimin e parë të Grupit D.

Ndeshja, e luajtur përpara afro 70 mijë tifozëve në Los Angeles, u kontrollua pothuajse tërësisht nga skuadra amerikane. SHBA-ja krijoi avantazhin falë një autogoli të Bobadillës dhe dy golave të Folarin Balogun, duke marrë komandën e sfidës që në pjesën e parë. Paraguai reagoi pas pushimit me golin e Maurícios, por pa mundur të rihapte realisht ndeshjen.

Episodi më i spikatur erdhi në minutën e tetë të kohës shtesë. Reyna, i aktivizuar vetëm pak minuta më parë, përfitoi nga një asist i Alex Freeman dhe realizoi një gol të jashtëzakonshëm me pjesën e jashtme të këmbës, duke e dërguar topin në cepin e sipërm të portës për rezultatin përfundimtar 4-1.

Realizimi i mesfushorit amerikan u prit me entuziazëm nga tifozët në stadium dhe konsiderohet si një nga golat më të bukur të fazës së parë të turneut.

Me këtë fitore bindëse, SHBA-ja e nis në mënyrë ideale rrugëtimin në Botërorin 2026, duke konfirmuar ambiciet e saj dhe duke dërguar një sinjal të fortë për rivalët në Grupin D.

Kliko për të parë videon e golit.

boteror reyna paraguai goditje spektakolare

Lini një Përgjigje