TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Qershor 2026, 08:40

Mure të larta dhe tela në Rrjoll, banorët ngrihen sot në protestë kombëtare kundër resortit të Bashkim Ulajt

Shkruar nga Pamfleti
Mure të larta dhe tela në Rrjoll, banorët ngrihen sot në
Gardhi në Rrjoll

Një ditë më parë, gjatë protestës për Zvërnecin në kryeqytet, një prej pjesëmarrësve u bëri thirrje qytetarëve të bashkoheshin në protestën e planifikuar në Rrjoll.

Banorët e Rrjollit kanë thirrur sot, në orën 10:00, një protestë kombëtare, pasi kantieri ku kompania Gener 2 e oligarkut Bashkim Ulaj, po ndërton një resort turistik është rrethuar me tela dhe mure të larta.

Resorti, i cili po zhvillohet në një sipërfaqe prej 147.2 hektarësh, është kundërshtuar vazhdimisht nga banorët e zonës për shkak të mosmarrëveshjeve që lidhen me pronësinë e tokës. Punimet kanë nisur që në muajin shkurt, ndërsa ditët e fundit është konstatuar ngritja e strukturave të reja rrethuese dhe mbrojtëse.

Sipas banorëve, kjo masë është ndërmarrë pas protestave të vazhdueshme kundër projektit. Ata pretendojnë se tokat e tyre janë përvetësuar përmes dokumenteve të falsifikuara nga një ish-zyrtar, i cili më pas ia ka shitur ato kompanisë ndërtuese.

Një ditë më parë, gjatë protestës për Zvërnecin në kryeqytet, një prej pjesëmarrësve u bëri thirrje qytetarëve të bashkoheshin në protestën e planifikuar në Rrjoll.

“Gardhin që e hoqën në Zvërnec e keni marrë vesh që e kanë vendosur në Rrjoll. Një grup qytetarësh nesër do të bëjnë protestë në Rrjoll, ai që ka mundësinë t’i bashkohet për të hequr gardhin dhe në 18:00 të jemi sërish këtu, për të hequr kryeministrin", tha protestuesi Edison Likaj.

Ndërkohë, organizatori i protestës për Rrjollin, Prek Molla, u shpreh se pret një pjesëmarrje të lartë të qytetarëve dhe se kundërshtimi ndaj projektit do të vijojë.

“Do të vijnë shumë njerëz nga e gjithë Shqipëria për t’i dalë në ndihmë rrjollorëve, pasi u bë dhe gardhi si në Zvërnec. Atje e hoqën gardhin në vend që në Rrjoll të hiqen telat me gjemba, atje i vunë. Ditën e shtunë besoj se ai mur, ai burg do të shembet. Ata po punojnë, nuk e kuptoj pse, por janë të lidhur me qeverinë”, tha Molla.

Prej më shumë se pesë muajsh tashmë, banorët e Baks-Rrjollit kanë vijuar protestat kundër ndërtimit të një resorti turistik në zonë. Projekti “Blu Borgo”, i cili po zhvillohet në një sipërfaqe prej 146 hektarësh, ka nisur në fillim të shkurtit pas marrjes së lejes së ndërtimit nga biznesmeni Bashkim Ulaj.

Ky projekt parashikon ndërtimin e 33 strukturave akomoduese dhe shërbimi, me ndërtesa nga 3 deri në 10 kate mbi tokë dhe një kat nëntokë. Subjekti zhvillues është kompania “ABA Blue Borgo”, e cila mban statusin e investitorit strategjik.

3 Komente

  1. A
    Astrit Beqiri

    E mbeshtes rrjdhin gernecin dhe gjith shiptaret kudo qe ndodhen

    1. A
      Astrit Beqiri

      I pershendes te ter shqiptare i lumt rinis shiptare

      1. G
        Gjoni

        Nuk duhen te perkrahen protestuesit qe kerkojne te grabisin prona pa asnje dokument pronesie te leshuar nga organet kompetente.Ata thjeshte jane hajdut qe meforce,zhurme e vandalizem kerkojne te pervetesojne.Sipermarresi e ka blere token ne te cilin pronari privat me dokumenta zyrtare ja ka shitur.Policia te zbatoj ligjet e shtetit kunder hajduteve e demtuesve te tokes private.Duhen arrestuar sa ma pare.Tani asht e nevojshme.Shkodra i njeh kto hajdut ndaj nuk i mbeshtet

        Lini një Përgjigje