TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Qershor 2026, 10:36

Përplasi me makinë 4 persona, Prokuroria kërkon arrestimin e autorit

Shkruar nga Pamfleti
Përplasi me makinë 4 persona, Prokuroria kërkon arrestimin e
Pamje nga ngjarja

Përplasi qëllimisht me makinë 4 persona, Prokuroria e Shkodrës kërkon arrestimin e Sibuel Durrësit. Ky i fundit, në gjendje të dehur, pas një debati që pati me disa persona, i ka përplasur me automjet, fatmirësisht pa shkaktuar viktima. Durrësi u neutralizua nga personat që përplasi me makinë, ndërsa pamjet që qarkulluan në rrjetet sociale ishin tronditëse.

Sipas një njoftimi zyrtar, lidhur me rastin, Prokuroria e Shkodrës e akuzon si të dyshuar për veprën penale "Vrasje me dashje", të mbetur në tentativë.

Sipas njoftimit të prokurorisë, Durrësi ishte nën efektin e pijeve alkoolike.

Gjithçka nisi pas një debati të çastit mes drejtuesit të mjetit dhe disa personave të tjerë. Situata më pas është përshkallëzuar në një konflikt fizik, ku shoferi raportohet se është goditur me grushte nga personat me të cilët ishte përfshirë në sherr.

 

shkoder prokuroria arrestim

Lini një Përgjigje