TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Qershor 2026, 07:47

Marrëveshja e paqes SHBA-Iran kthehet në telenovelë, Teherani nxjerr blof Trump

Shkruar nga Pamfleti

Trump njoftoi se një marrëveshje e shkëlqyer ishte finalizuar dhe se mund të firmosej gjatë fundjavës. Sipas Trump, ujdia e privon Iranin nga armët bërthamore. Në një intervistë më vonë, presidenti theksoi se e kishin fituar luftën pa ndihmën e Europës, duke e cilësuar të padobishëm rolin e saj.

Marrëveshja e paqes SHBA-Iran kthehet në telenovelë, Teherani
Donald Trump

Nënshkrimi i një marrëveshjeje SHBA - Iran sot për t'i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme u njoftua dje nga Donald Trump , por Teherani nuk ka konfirmuar asgjë nga deklaratat e Washingtonit për afatin kohor.

Dhe ndërsa presidenti amerikan parashikoi hapjen e menjëhershme të Ngushticës së Hormuzit, informacioni nga të dyja palët në lidhje me një marrëveshje të mundshme fillestare, e cila do të hapte rrugën për negociata në nivel teknik, ka mospërputhje dhe një orar të paqartë. Megjithatë, pas sulmeve të reja të javës së kaluar dhe frikës nga një shpërthim i ri rajonal, të dy vendet kanë lënë të kuptohet se kanë bërë përparim të konsiderueshëm drejt një kompromisi.

Afati brenda 24 orëve

Presidenti pakistanez Shehbaz Sharif, vendi i të cilit po ndërmjetëson konfliktin, tha dje në një postim në X se pret që marrëveshja të “finalizohet” “brenda 24 orëve të ardhshme” dhe se po përgatitet për “nënshkrimin elektronik” të saj përpara “bisedimeve teknike” javën e ardhshme.

Presidenti amerikan, i cili ka njoftuar shumë herë se një marrëveshje është e afërt pa u materializuar, tha më pas se nënshkrimi është “planifikuar” për sot, ditëlindjen e tij të 80-të.

“Sapo të nënshkruhet, Ngushtica e Hormuzit do të jetë e HAPUR PËR TË GJITHË”, shkroi dje presidenti amerikan në një postim në Truth Social, duke shtuar se iranianët “nuk duan më një armë bërthamore”.

Diplomacia iraniane, nga ana e saj, ka folur për një marrëveshje "në ditët në vijim", por jo sot, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Irna.

Disa nga lëshimet që janë raportuar kanë provokuar reagim nga udhëheqësit konservatorë. Mbrëmë, një agjenci lajmesh iraniane publikoi një video që tregonte dhjetëra protestues duke brohoritur slogane kundër Ministrit të Jashtëm të Iranit  , Abbas Araghchi.

Trump njoftoi se një marrëveshje e shkëlqyer ishte finalizuar dhe se mund të firmosej gjatë fundjavës. Sipas Trump, ujdia e privon Iranin nga armët bërthamore. Në një intervistë më vonë, presidenti theksoi se e kishin fituar luftën pa ndihmën e Europës, duke e cilësuar të padobishëm rolin e saj.

"Nuk e di nëse e dëgjuar po ne i dhamë fund luftës me Iranin sot. Dhe ata kanë pranuar të mos kenë kurrë armë bërthamore. Diçka për të cilën këmbëngulëm. Ky ishte dhe qëllimi I gjithë kësaj. Ngushtica e Hormuzit do të hapet menjëherë pas nënshkrimit, ndoshta në fundjavë!" ,tha ai.

I pyetur nëse lideri suprem i Iranit, Ajatollahu Mojtaba Khamenei e ka aprovuar ujdinë, ai tha, me sa kuptonte, po. Megjithatë Irani këmbëngul se një vendim përfundimtar mbi marrëveshjen që do ti jepte fund konfliktit aktual nuk është arritur ende.

Sipas zëdhënësit të ministrisë së jashtme Esmail Baghaei raportimet ishin spekulative dhe se asgjë nuk ishte finalizuar. Mediat në Iran shkruajnë se SHBA dhe Irani po bëhen gati të nisin negociatat përfundimtare që do të fokusohen tek çështjet bërthamore dhe ekonomike, duke përjashtuar programin raketor.

Sipas një drafti të memorandumit të mirëkuptimit të parë nga agjencia e shtypit Mehr, parashikohet fundi i bllokadës amerikane në Hormuz, rihapja e ngushticës, heqja e sanksioneve të naftës dhe zhbllokimi i aseteve të ngrira të Iranit. Presidenti amerikan shtoi se kishte biseduar me liderë në rajon, përfshirë aleatë të gjirit dhe kryeministrin Netanjahu, dhe se Lindja e Mesme ishte e lumtur. Kryeministri izraelit sqaroi se Izraeli nuk është pjesë e memorandumit të mirëkuptimit. Në vazhdën e sinjaleve pozitive cmimi I naftës ra në 89 dollarë për fuçi, 4.4 përqind më pak se një ditë më herët. 

Komunikimi Trump-Starmer

Kryeministri britanik Keir Starmer , nga ana e tij, përshëndeti përpjekjen e fundit të Trump për t'i dhënë fund luftës në Iran. Në një telefonatë me presidentin amerikan dje pasdite, Starmer tha se Britania është e gatshme të mbështesë përpjekjet për paqe.

"Kryeministri shprehu mbështetjen e tij për përpjekjet e Presidentit Trump për t'i dhënë fund konfliktit me Iranin, duke mirëpritur progresin e bërë dhe duke theksuar rëndësinë e sigurimit që çdo marrëveshje të sjellë paqe të qëndrueshme", tha një zëdhënës i Starmer.

"Të dy udhëheqësit ranë dakord që liria e lundrimit duhet të rivendoset në mënyrë që të zbutet ndikimi ekonomik që është shkaktuar ndërkombëtarisht", shtoi ai.

marrëveshja e paqes shba-iran

Lini një Përgjigje