TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Qershor 2026, 08:12

U dhunua nga policia greke, 29-vjeçari përfundon në spital: Më ngatërruan me një person tjetër

Shkruar nga Pamfleti
U dhunua nga policia greke, 29-vjeçari përfundon në spital:
Foto ilustrim

Mbrëmjen e djeshme, një 29-vjeçar është paraqitur në urgjencën e Spitalit të Korçës me dëmtime në disa pjesë të trupit.

Sipas informacioneve të konfirmuara nga policia, i riu dyshohet se është dhunuar rreth 13 ditë më parë në qytetin e Kalkidhës, në Greqi, nga efektivë të policisë greke.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se 29-vjeçari, banues në Maliq, është ndaluar nga autoritetet greke pasi është dyshuar gabimisht si autor i një vepre penale. Pas kryerjes së verifikimeve, ai ka rezultuar i pafajshëm.

I riu, i identifikuar si Maldin Maxhari, ka depozituar kallëzim pranë autoriteteve greke lidhur me dhunën e pretenduar ndaj tij. Më pas, ai është dëbuar nga territori grek dhe është kthyer në Shqipëri përmes pikës kufitare të Kakavijës.

Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore dhe dëmtimeve të marra, Maxhari është paraqitur në Spitalin e Korçës, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor. Sipas burimeve, ai dyshohet se ka pësuar dëmtime në brinjë dhe në shpretkë.

Ndërkohë, policia në juglindje ka marrë deklarimet e 29-vjeçarit, ndërsa mbetet për t’u përcaktuar procedura që do të ndiqet më tej, duke qenë se ngjarja ka ndodhur jashtë territorit të Shqipërisë.

policia greke dhune 29-vjecari

Lini një Përgjigje