TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Qershor 2026, 09:53

14 ditë protestë, Rama i pashqetësuar: Histeri! Vetëm PS do e çojë Shqipërinë në BE 

Shkruar nga Pamfleti
14 ditë protestë, Rama i pashqetësuar: Histeri! Vetëm PS do
Edi Rama

Pavarësisht se vala e protestave ka vijuar për javë me radhë dhe ka prodhuar një klimë të fortë përplasjeje politike, kryeministri Edi Rama zgjodhi të mos japë asnjë sinjal tërheqjeje apo ndryshimi kursi. Në daljen e tij në podcastin “Flasim”, ai e trajtoi protestën si pjesë të normalitetit demokratik, ndërsa theksoi se qeveria do të vazhdojë projektet e saj pa u ndalur nga presioni i rrugës.

Qëndrimi i Ramës vjen në një moment kur sot pritet të zhvillohet protesta e 15-të radhazi. Organizatorët presin pjesëmarrje masive, ndërsa kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit dhe mbajtja e përgjegjësive politike për çështjet që kanë nxitur reagimin publik. Megjithatë, nga deklaratat e kreut të qeverisë nuk evidentohet asnjë hap drejt dialogut politik mbi këto kërkesa.

Në vend të kësaj, Rama insistoi se Shqipëria ndodhet në fazën më të avancuar të procesit të integrimit europian dhe se rruga drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian do të vazhdojë nën drejtimin e Partisë Socialiste. Sipas tij  protestat nuk do të ndikojnë në objektivin strategjik të qeverisë për mbylljen e negociatave dhe afrimin e vendit me BE-në.

Rama bëri thirrje për të dalluar mes kritikës dhe asaj që e cilësoi si klimë histerie, duke argumentuar se faktet po lihen mënjanë në favor të narrativave të ndërtuara mbi keqinformimin.

"35 vjet Parti Socialiste, një kremtim i planifikuar prej kohësh, që u kurorëzua me 12 qershorin, në një moment të veçantë, sepse jo thjesht është një ditëlindje dhe një përvjetor, por është një moment që e gjen Shqipërinë më mirë se Shqipëria ka qenë ndonjëherë në çdo aspekt dhe kjo falë Partisë Socialiste dhe qeverive të saj. Ndërkohë që, nga ana tjetër, është një moment edhe reflektimi dhe angazhimi, sepse Shqipëria është më mirë se ç’ka qenë ndonjëherë, por Shqipëria duhet të bëhet ende shumë më mirë se ç’është. Dhe këtë mund ta bëjë vetëm Partia Socialiste, mund ta bëjë vetëm kjo fuqi e madhe shtetndërtuese, me të gjitha vështirësitë dhe me të gjitha të metat e veta. Ironikisht, ky 35-vjetor ose më saktë, për një koincidence që mbase është edhe një shenjë e rëndësishme për t’u ndalur një moment, për të marrë frymë dhe për të kuptuar se çfarë duhet të mësojmë nga kjo valë protestash që përkoi me këtë 35-vjetor debatesh dhe nga kjo frymë, si të thuash e tensionuar, fatmirësisht paqësisht që ka pushtuar hapësirën publike ditët e fundit.

Një frymë që ushqehet edhe nga fakti që, për shkak në këtë subjekt fillestar, në këtë çështje që u bë çështja, që inicioi protestën, natyrisht si rezultat i një akti skandaloz, që u dënua menjëherë edhe ligjërisht, edhe institucionalisht, qëndron familja e presidentit të Shteteve të Bashkuara. Dhe kjo bën që të gjithë ata që janë kundërshtarë të presidentit të Shteteve të Bashkuara të jenë të interesuar për këtë protestë, që Shqipëria të bëhet një platformë ku të përplasen forca shumë të mëdha, të përplaset opozita amerikane me presidentin e Amerikës, përplaset kundërshtia europiane me presidentin e Amerikës, të përplasen interesa të tjera që e duan Shqipërinë të ripozicionuar ndryshe dhe të bëhet një udhëkryq ku, faktikisht, kundërshtia e fillimit kthehet në një gjë krejt tjetër. Dhe Shqipëria përmbytet nga një shpërthim i të gjitha kanaleve të keqinformimit, të dezinformimit, të gjysmë të vërtetave që bëhen gënjeshtra gjithmonë e më të mëdha, orë pas ore, dhe që faktikisht i vendosin faktet në cep dhe fantazinë në qendër.

Natyrisht që protesta është shëmbëlltyrë e një vendi demokratik. Natyrisht që është shëndeti demokratik i vendit që ka një protestë e cila lind dhe formësohet jo rreth partive, jo pas partive. Edhe pse tani partitë janë të gjitha të futura aty, duke hedhur gurët, e fshehur duart disa, ndërkohë që ndonjë tjetër, siç janë llapaqorrat, janë aty.

Por po aq e rëndësishme është që të mos humbasim aftësinë për të dalluar mes debatit dhe histerisë, mes kritikës dhe shpifjes, mes argumentit pasionant dhe bullizmit, kërcënimit, presionit, denigrimit të tjetrit. Shqipëria nuk mund të ecë përpara, duke u paralizuar nga frika prej një ndryshimi të madh, prej një projekti të madh, prej një investimi që është më i madhi në historinë e vendit tonë.

Dhe, patjetër që, do të ecim përpara, duke dëgjuar çfarë duhet të dëgjojmë, duke mësuar nga çfarë na thonë ata që nuk janë dakord me ne, por duke vazhduar të ndërtojmë, të ndërtojmë Shqipërinë me forcën e Partisë Socialiste, që është forca që ka marrë reforma, ka ndërmarrë reforma të vështira, ka shtyrë përpara procese që shpesh janë kundërshtuar, por që sot kanë ndryshuar rrënjësisht edhe gjendjen, edhe pozicionin e Shqipërisë. Dhe, për këtë, mjafton të kthejmë mbrapa kokën, jo më shumë, po 10 vjet, dhe për të parë se ku ishim në raport me botën, në raport me ekonominë, me institucionet, me të gjitha. Dhe, faktikisht, nuk ka simbolikë më të fortë se fakti që ky 35-vjetor na gjeti edhe në pikën më të avancuar të rrugës sonë europiane. Pak javë më parë hymë në fazën e fundit të negociatave për anëtarësim, që është faza e mbylljes së kapitujve, duke afruar më shumë se kurrë me atë objektiv historik dhe strategjik që shqiptarët e kanë ndjekur me dekada dhe që ne e kemi fiksimin tonë ditë për ditë, ditë për ditë, ditë për ditë”, u shpreh ai.

protestat per doreheqjen e rames edi rama

2 Komente

  1. g
    gtrf

    pse akoma flet ky kerma! Gjysmat e qeverise ne burg dhe ata qe mbeten, jane nen hetim..Po mundohet te tregoje qetesi, nuk ka kuptuar qe demostrata po i afrohet Surrelit..

    1. T
      Tony

      Ky luan lojen se ne te vertete eshte dhjere ne breke nga frika.

      Lini një Përgjigje