TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Qershor 2026, 19:17

“Shqiptarët kërkojnë drejtësi”, protestuesit thirrje SPAK-ut: Je shpresa e vetme, arrestoni mafien politike

Shkruar nga Pamfleti
“Shqiptarët kërkojnë drejtësi”, protestuesit
Dumani & Braho - Pamje nga protesta

Protestuesit kërkojnë kthimin e Dumanit në krye të SPAK: Duam arrestimin e politikanëve

Protesta e zhvilluar para Kryeministrisë është shoqëruar me thirrje të forta kundër klasës politike, por edhe me kërkesa të drejtpërdrejta për rikthimin e Altin Dumanit në krye të SPAK.

Gjatë tubimit, një prej protestuesve mori fjalën duke kërkuar që Dumani, i cili ka përfunduar mandatin në krye të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të rikthehet në drejtimin e institucionit për të vijuar goditjen ndaj korrupsionit dhe zyrtarëve të lartë.

Në fjalën e tij, protestuesi i bëri thirrje SPAK-ut të veprojë sa më shpejt kundër asaj që e cilësoi si “mafia oligarkike” dhe klasë politike e korruptuar.

A jeni dakord për rikthimin e Altin Dumanit edhe për një mandat, për arrestimin e kësaj klase politike. Altin Dumani riktheu, merr frenat e arrestimeve sa më parë. SPAK vepro sa nuk është vonë. Ti ke besimin e popullit shqiptar. Shqiptarët kërkojnë drejtësi dhe arrestimin e mafies oligarkike, arrestimin e kësaj klase politike sa më shpejt duam drejtësi. Edi Rama o tradhtar jep dorëheqjen sa më parë”, tha protestuesi.

Thirrja u prit me duartrokitje dhe mbështetje nga një pjesë e pjesëmarrësve në protestë, e cila prej ditësh ka dalë përtej kundërshtimit të projekteve të caktuara dhe është shndërruar në një lëvizje me kërkesa të hapura politike kundër qeverisë dhe elitës drejtuese të vendit.

Protestuesit deklarojnë se do të vijojnë mobilizimin edhe në ditët në vijim, duke këmbëngulur se Shqipëria ka nevojë për drejtësi, llogaridhënie dhe ndëshkim të korrupsionit në nivelet më të larta të pushtetit.

protesta arrestime

2 Komente

  1. P
    Pak nga të gjitha

    Protesta vazhdon rrjedhjen e saj drejt dhunës vetgjysisë e gjygjeve popullore si në 1914 1924 1928 1944 1960 1990 per një Shqipëri të re me thirrjet vdekje tradhtarëve; spiunët në litar , vetëgjygjsia msheh në vetvete rrezikun e luftës civile. Shyqyr zotit që shqiptarët sot kanë çfarë të humbasin se janë ekonomikisht më mirë se kurrë…

    1. s
      studio

      SPAKU duhet te jape prova qe nuk eshte i lyer me pseudo drejtesi dhe boje politike....eshte koha te zgjohet mos kapi vetem cironka te vogla bashkepunues me peshkaqenet e medhenj POLITIKE....POR PESHKAQET E VERTET TE KORUPSIONIT....RAMA BERISHA.....ndryshe do reshtohet ne anen e gabuar te historise....neser PROTESTAT do drejtohen kundra tij qe sve drejtesi.....me ligj te babrabarte per te gjith.....mjaft ka disa muaj fle gjume....po nuk qau femija nena nuk i jep te pije....femija po uleret ka 14 dite....SPAKU ben sikur zdegjon....a thua eshte pjelle e kesaj politike plere dhe antikombetare.....dhe nese eshte PRODUKT PERENDIMOR DHE AMERIKAN....eshte koha ta tregoje qellimin per te cilin u krijua....o sot o kurre...o me drejtesine e vertet ose kunder saj...mjaft henget si ata skuthat qe kur jane pisanjos sillen si ju...

      Lini një Përgjigje