TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Qershor 2026, 07:35

Botërori në SHBA/ Shokohet Turqia, ‘kangurët’ dy herë në avantazh

Shkruar nga Pamfleti

Turqia mbërriti në fazën finale të Botërorit pas një kualifikimi të vështirë ndaj Kosovës në Prishtinë, ndërsa përballja me Australinë rezultoi shumë më e komplikuar nga sa pritej.

Botërori në SHBA/ Shokohet Turqia, ‘kangurët’ dy
Australia ka befasuar Turqinë në ndeshjen e Grupit D

Australia ka befasuar Turqinë në ndeshjen e Grupit D të Botërorit 2026, që po luhet në Vankuver të Kanadasë, duke kaluar dy herë në avantazh ndaj turqve.

Skuadra australiane e nisi takimin me një qasje më të kujdesshme dhe me formacion më mbrojtës, por arriti të godasë në momentet kyçe, duke vënë në vështirësi përfaqësuesen turke, e cila ka kontrolluar më shumë lojën dhe ka luajtur më e avancuar në fushë.

Pjesa e parë e ndeshjes u nda në dy faza, e para ajo deri para pauzës së hidratimit kur Turqia komandonte lojën, por Australia e mbante mirë dhe nuk pati raste. Faza e dytë ishte ajo pas pauzës kur në minutën e 27, skuadra nga toka e kangurëve moti avantazhin në 1-0 me golin e Irankundës.

Turqia iu afrua golit të barazimit 3 minuta më vonë me Bardakci i cili u ndal nga shtylla. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pikërisht me avantazhin 1-0 të australianëve.

Pjesa e dytë nisi me një tentativë të Calhanoglu gjuajtja e të cilit u prit pa probleme nga Beach. Në krahun tjetër Australia rrezikoi të shënojë golin e dytë me kundërsulm por fitoi vetëm një goditje këndi. Megjithatë Turqia ishte më mirë në fushën e lojës në këtë pjesë të dytë që filloi të krijojë raste në portën australiane fillimisht me Yuksek dhe më pas me Guler me goditje dënimi.

Megjithatë ajo që gjeti sërish golin ishte pikërisht Australia që e çoi rezultatin në 2-0 me golin e shënuar në minutën e 74 nga Metcalfe për t’ia bërë akoma më shumë të vështirë punën skuadrës së Montellës.

Turqia pati shansin e artë që të rihapte menjëherë llogaritë e sfidës për me Arkturkoglu, por portieri australian bëri mrekullinë dhe e ndali gjuajtjen e tij me kokë.

Në minutat e mbetura historitë e kësaj ndeshjeje nuk ndryshuan më pavarësisht disa përpjekjeve të skuadrës së Montellës dhe rezultati mbeti 2-0 për Australinë që e nisi me një fitore shumë të rëndësishme aventurën e saj në këtë botëror, ndërkohë që Turqia zhgënjeu jo pak në fushën e lojës.

Turqia mbërriti në fazën finale të Botërorit pas një kualifikimi të vështirë ndaj Kosovës në Prishtinë, ndërsa përballja me Australinë rezultoi shumë më e komplikuar nga sa pritej.

‘kangurët’ dy herë në avantazh shokohet turqia

Lini një Përgjigje