TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Qershor 2026, 11:03

Qytetarët 14 ditë në shesh, Braçe tallet: O le le protesta nuk funksionon! Qeveria s'ka kohë për ju

Shkruar nga Pamfleti
Qytetarët 14 ditë në shesh, Braçe tallet: O le le protesta
Erion Braçe

Ndërsa mijëra qytetarë kanë pushtuar qendrën e Tiranës për 14 ditë radhazi dhe protesta të ngjashme janë zhvilluar në Berlin, Hamburg, Milano, Hagë, Londër dhe në shumë qytete të tjera të Europës e Shteteve të Bashkuara, mazhoranca duket se nuk e konsideron këtë valë reagimi publik si një alarm politik që kërkon reflektim apo dialog.

Në një reagim publik deputeti socialist Erion Braçe theksoi se fokusi i qeverisë nuk është te protesta, por te vijimi i qeverisjes.

Deklarata e tij vjen në një moment kur protestat kanë hyrë në javën e tretë dhe qytetarët vazhdojnë të artikulojnë çdo ditë në shesh kërkesën për dorëheqjen e Ramës dhe shfuqizimin e disa ligjeve, por pa prodhuar deri tani asnjë përgjigje politike nga qeveria.

Ndërkohë në reagimin e tij vihen re tone tallëse dhe ironike: "O le le o le le protesta nuk është qeverisje".

Ky qëndrim interpretohet si refuzim i çdo mundësie për të hapur një dialog me qytetarët që kanë dalë në rrugë. Për mazhorancën, protesta mbetet një fenomen legjitim demokratik, por jo një faktor që duhet të ndryshojë axhendën politike apo vendimmarrjen e qeverisë.

Ndërsa protestat po shtrihen përtej kufijve të Shqipërisë dhe po mobilizojnë komunitetet shqiptare në disa vende të Europës dhe SHBA-ve, qeveria socialiste duket e vendosur të mos e ndryshojë kursin. Në vend të një përgjigjeje politike ndaj pakënaqësisë së shprehur në rrugë, mesazhi që vjen nga kampi qeveritar është se prioritet mbeten administrimi i vendit, investimet dhe zbatimi i programit të qeverisë. 

"O le le o le le protesta nuk është qeverisje!

Protesta paqësore është një e drejtë legjitime, element thelbësor i demokracisë; Duhet të mësohemi me të, ta pranojmë si të tillë; doemos një qeveri nuk është rehat me protestën përballë, por punë e madhe.

Qeveria nuk është për të qarë protestën, me të e prej saj; qeveria është për të qeverisur! Qeverisni! Këtë bëni, qeverisni!

Po hyjmë në një stinë të vështirë – nga pikëpamja e motit, pasojave të tij dhe për këtë shkak nga pikëpamja e shërbimeve;

Po hyjmë në stinën e nxehtë e të thatë dhe fenomeni El Niño – për të cilin po bëhen gati të gjithë që nga java e ardhshme, do të na prekë edhe ne me gjithë emergjencën që ai sjell;Duhet të qeverisim – të bëhemi gati nga pikëpamja mjedisore, veçanërisht me zjarret, nga pikëpamja shëndetësore, veçanërisht me ndikimin në shëndetin e të moshuarve, fëmijëve dhe të sëmurëve kronikë, nga pikëpamja e punës, veçanërisht për të mbrojtur punëtorët, shëndetin e tyre kur punojnë në natyrë, nga pikëpamja e shërbimeve, veçanërisht për furnizimin me ujë për përdorim familjar e bujqësor; po hyjmë në sezonin e lartë të turizmit – fluksi më i madh vjen tani e duhet të jemi gati me gjithçka, përfshirë edhe shërbimet që vitin e kaluar nuk ishin apo nuk funksionuan;

Të gjitha këto janë emergjencë!

Në të përditshmen e qeverisjes duhet të zbatojmë buxhetin; deri në fund të majit kemi mbledhur të ardhura edhe më shumë, por kemi shpenzuar më pak – janë para që i mungojnë ekonomisë, punës, njerëzve; duhet të investojmë!

Ashtu siç duhet të bëjmë gjërat që kemi thënë se do bëjmë; unë po e pres ende vendimin për nënat e fëmijëve me aftësi ndryshe; po pres ende vendimin për fëmijët e porsalindur, skemën e re që duhet doemos pasuruar me elementë të tjerë, përfshirë edhe zgjatjen e lejes së lindjes dhe më shumë.
Janë shumë për t’u bërë nga ato që jemi angazhuar për të bërë!

Protesta është në rrugën e saj legjitime; protestuesit po bëjnë punën e tyre; puna e qeverisë është të qeverisë vendin dhe të shërbejë! Edhe ata në protestë duan shërbime, ndërkohë që janë shumë më shumë që nuk janë në protestë që meritojnë shërbime. Kjo është puna e qeverisë; nëse nuk e bën, kot që rri!", shkruan Braçe në reagim.

erion brace tallet me protestuesit protestat kunder rames

3 Komente

  1. e
    erdx

    Ke te drejte, c'pune keni ju me popullin..ju vazhdoni pazaret..ky e ka mendjen te falsifikoje skedat elektorale..se as ata te divjakes nuk e pjerdhin me

    1. s
      studio

      ik mer ndyresire....ben dhe teater si opozitar i rames....ti je nje ajdut me teper brenda ps

      1. A
        Altin Prifti

        Nuk mund te pritej gje tjeter nga nje mender "parimori". Ky ka qene aty edhe kur qeveriste Nanua. Korrupsioni gëlonte gjithandej. Nuk degjuam ndonje kritike nga ky lapanjozi. Edhe tani leh ndonjehere si parimor, por nuk e kemi degjuar asnjehere te flase per korrupsionin galopant. Ky eshte nje nga anetaret e bandes "Baba Rama me 40 hajdute"

        Lini një Përgjigje