
Dokumentet që po publikojmë në këtë pjesë të parë të librit i përkasin periudhës së fillimit të gjysmës së dytë të viteve ’30, kur Dhimitër Shuteriqi, asokohe djalosh i ri, vazhdonte mësimet si nxënës konviktor në Liceun Francez të Korçës, prej nga ku më pas, në vitin 1936, do të shkonte për studime në Francë, dhe ato vazhdojnë më tej në periudhën 1943-’44, kur Shuteriqi tashmë ishte kthyer nga studimet dhe ishte emëruar pedagog në shkollën “Normale” të Elbasanit, dhe nga aty, si i ri komunist, doli fillimisht në ilegalitet dhe më pas në radhët partizane në zonën e Librazhdit.
Siç do të shohim në këto dokumente arkivore që i përkasin fondit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilat gjenden në Arkivin Qendror të Shtetit në Tiranë, ato hedhin dritë dhe bëjnë fjalë për angazhimin dhe veprimtarinë e Shuteriqit në grupet komuniste në qytetin e Korçës, ku ai ka qenë një ndër organizatorët e demonstratës së parë të mbajtur në atë qytet, e njohur ndryshe edhe nga historiografia e para viteve ’90 si “Demonstratat e bukës”, e zhvilluar më 21 shkurt të vitit 1936.
Kjo, veç të tjerash, bëhet e ditur edhe nga një relacion i komandantit të Xhandarmërisë së Qytetit të Korçës, nënshkruar nga titullari i saj, kapiteni i parë, Hidajet Kulla, i cili ia raporton atë komandës së vet eprore në Tiranë, ku në listën prej 16 studentësh nga më aktivët në atë demonstratë, në krye të saj shkruhet; “Dhimitër Shuteriqi si nisiator në ballë të turmës”, gjë për të cilën, siç do të shikojmë në një dokument tjetër më poshtë, ai u arrestua dhe u mbajt nën hetime.
Ky është dhe dokumenti i parë arkivor ku përmendet emri i Dhimitër Shuteriqit në arkivat e shtetit shqiptar dhe mendojmë se ai paraqet mjaft interes, pasi hedh poshtë disa mite të krijuara nga historiografia e regjimit komunist të para viteve ‘90, si dhe propaganda zyrtare e saj!
Po kështu, përveç dokumentit në fjalë, emri i Dhimitër Shuteriqit do të gjendet edhe në disa shkresa zyrtare me raporte, informacione, relacione etj., të komandave të xhandarmërive të rretheve, kuesturave, prefekturave, e deri te Ministria e Brendshme me ministër Musa Jukën, i cili në një listë me rreth 140 emra, drejtuar të gjitha prefekturave të vendit, ku thuhet se: “ushqejnë idena bolshevike”, Dhimitër Shuteriqi figuron përsëri midis emrave tashmë të njohur që më pas u vranë në Luftë dhe janë shpallur “Dëshmor i Atdheut” apo “Hero i Popullit”, si: Qemal Stafa, Jordan Misja, Asim Vokshi, Teli Samsuri etj., etj.
Si dhe emra të tjerë të njohur të kulturës e artit, të letrave shqipe, të Luftës Antifashiste dhe të mendimit politik shqiptar, si: Branko Merxhani, Tajar Zavalani, Andrea Varfi, Foto Bala, Veli Stafa, Demir Godelli, Xhemal Broja, Zef Pali, Shefqet Beja, Vasil Llazari, Ali Cungu, Reshat Asllani etj., etj., personalitete që tashmë kanë zënë vend në historiografinë zyrtare shqiptare.
Ky dokument që sa më sipër cituam, mendojmë se ka shumë vlerë, pasi hedh dritë mbi të kaluarën e Dhimitër Shuteriqit si i ri komunist gjatë periudhës së Monarkisë së Zogut (dhe kryesisht rolit që ai ka pasur në “Demonstratën e bukës”), gjë e cila i është mohuar nga historiografia e regjimit komunist, pasi në Fjalorin Enciklopedik, (Tiranë, botim i vitit 1985, fq. 1071,) skeda me pjesën e Shuteriqit nuk e përmend fare angazhimin dhe aktivitetin e tij si i ri komunist në atë periudhë kohe, por fillon me fjalët: “Prozator, poet dhe studiues i letërsisë. Lindi në Elbasan më 1915. Mori pjesë në Luftën ANÇ dhe pas çlirimit në jetën kulturore….”!
Pra, siç shihet në një nga dokumentet bazë, që është përdorur si pikë referimi për vite e vite me radhë, Shuteriqit i është mohuar ajo periudhë kohe gjatë së cilës ai ka qenë mjaft aktiv si i ri komunist, me grupet e para në qytetin e Korçës. Kjo bëhet e ditur edhe nga një dokument tjetër, ku mes të tjerash thuhet se: “Dhimitër Shuteriqi është me ideale bolshevike ekstremiste, të gradës së dytë”. Sa më sipër, mos përmendja e aktivitetit të Shuteriqit për atë periudhë kohe mendojmë se është e keqja më e vogël, pasi dokumenti i mësipërm, ku ministri Musa Juka evidenton të gjithë të rinjtë dhe personat me ide komuniste në të gjitha prefekturat e vendit, merr vlera të rëndësishme, sepse në atë listë nuk figurojnë emra të tjerë, si p.sh. vetë Enver Hoxha, për të cilin historiografia dhe propaganda zyrtare e para viteve ’90, si dhe ai vetë (Enveri), e ka paraqitur veten si “pjesëtar i Grupit Komunist të Korçës”, gjë e cila nuk është aspak e vërtetë, pasi nuk figuron në asnjë dokument zyrtar të asaj periudhe kohore!
Ndryshe nga Enver Hoxha, që nuk figuron në asnjë dokument zyrtar arkivor si “komunist” apo “me bindje bolshevike”, është Mehmet Shehu, i cili në këto dokumente figuron si “i ri komunist me bindje bolshevike” që në vitin 1937 (në një listë me Dhimitër Shuteriqin), kur historiografia e regjimit komunist ka paraqitur që, veprimtarinë e tij, ai e filloi në vitin 1942-’43, kur u kthye në Shqipëri nga kampet e përqendrimit të Francës! Pra, gjithçka duket se është kthyer përmbys dhe në këtë vorbull të deformimit, shtrembërimit dhe falsifikimit të historiografisë zyrtare të regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij, Ramiz Alisë (gjë e cila fatkeqësisht vazhdon edhe sot, kur kanë kaluar afro tri dekada e gjysmë nga përmbysja e atij regjimi), nuk është kursyer as figura e Dhimitër Shuteriqit.
Sa më sipër duhet theksuar se, derisa ai jetoi (para dhe pas viteve ’90), Shuteriqi as nuk e përmendi kurrë veprimtarinë e tij si i ri komunist, madje me rol të madh në periudhën e Monarkisë së Zogut! Dhe as nuk mund ta përmendte atë gjë, kur ajo tashmë ishte kthyer në një “monopol” të udhëheqjes së lartë të PPSH-së, dhe vetëm ajo, nëpërmjet levave e institucioneve të saj, si Instituti i Historisë, Akademia e Shkencave, Instituti i Studimeve Marksiste Leniniste, të kryesuar nga Nexhmije Hoxha etj., vendoste se kush duhej të kishte vend në histori dhe kush duhej të fshihej prej saj. Siç dhe ka ndodhur konkretisht me Shuteriqin, për të cilin bëjnë fjalë dhe këto dokumente arkivore që po publikojmë në këtë pjesë të parë të këtij libri, dokumente të cilat duhet theksuar se, dhe vetë Shuteriqi personalisht nuk pati kurrë rastin dhe mundësinë që t’i shikonte në gjallje të tij.
Dokumenti Nr. 3
Qarkorja e Ministrit të Punëve të Brendshme, Musa Juka, dërguar të gjithë prefekturave, ku Dhimitër Shuteriqi figuron në listën me emrat e dhjetëra personave të dyshuar për ide komuniste, të cilëve duhet t’u ndalohet pasaporta për të udhëtuar jashtë shtetit.
Mbretnija Shqiptare
Ministrija e P. të Mbrendshme
Zyra Sekrete 116/1 RES
Tiranë, më 8.2.1937
QARKOR e Prefekturave
Në lidhje me urdhnin tonë Nr. 116 Res, dt.26.1.1937.
Bashkëngjitur po ju dërgojmë listën emnore të disa personave për të cilët, dyshohet se ushqejnë ide komuniste. Në qoftë se ndo njani nga këta persona, ose ndoj tjetër që mund të keni dyshim se ushqen të tilla mendime, kjoftë nënpunës ose privat, ju prezantohet tue kërkue pasaportë, nën çfarë preteksti kjoftë, të mos i lëshohet pasaporti pa pasë më parë autorizimin e ksaj Ministrije.
Për me evitue dhe me sigurue delivrimin e pasaportave pa autorizim, të personave dyshohet se ushqejnë mendime komuniste, ju dërgohet lista e bashkëngjitun, në të cilën shënohen, jo vetëm ato të qarkut tuaj, por edhe të qarqeve tjera, mbasi mund të ngjajnë qi nji i tillë, prej nji qarku kërkon pasaportë në nji qark tjetër.
MINISTRI
Musa Juka
Prefektura Tiranë
1 – Branko Merxhani
2 – Bedri Pejani
3 – Skënder Luarasi (Profesor)
4 – Petro Marko
5 – Vangjel Marko
6 – Tajar Zavalani
7 – Ismail Petrela
8 – Mit’hat Araniti
9 – Zef Mala
10 – Asim Vokshi
11 – Vasil Kushi
12 – Skënder Rusi
13 – Gafur Çomo (Në Min. e Arsimit)
14 – Odhise Paskali
15 – Kol Berisha
16 – Andrea Vorfi
17 – Xhevat Doda (mësues)
18 – Lec Shllaku (ish-aspirant plotësimi)
19 – Jordan Misja
20 – Hekurant Xhidi (kapter prej shkollës Plotësimi)
21 – Ramadan Jarani (mësues)
22 – Bedri Llagami
23 – Reshat Koleci
24 – Aleks Mavraqi
25 – Dhimitër Canco
26 – Pirush Leka (mësues)
27 – Emin Çomo
28 – Anastas Llaroni
29 – Tefik Halil Canga (nga Shkodra)
30 – Qemal Hasan Stafa
31 – Spiro Llazri
32 – Andrea Stefi
33 – Nevzat Peshkopia (profesor)
34 – Ali Bakiu
35 – Muharrem Përdani (mësues)
36 – Kol Xhumara
37 – Ymer Gora (profesor)
38 – Hamit Gjylbegu
39 – Hashim Hakani
40 – Milto Sotir Gurra
41 – Thanas Basho
42 – Bektash Melçani
43 – Xhemal Krua (mësues)
44 – Llambi Cici
45 – Paulin Pali
46 – Mahmut Kaja (mësues)
47 – Elez Maho
48 – Petro Elezi
49 – Prokop Peshkozini
50 – Eqrem Çomo
51 – Ilia Sevi. VAJZA
52 – Selma Vrijoni
53 – Vajza e Rasim Kalakulës
54 – Vita Shahini nga Korça
55 – Vajza e Dilos
56 – Vajza e Hasan Stafës (mësuese në Tiranë)
Prefektura e Korçës
1 – Gaqo Vangjeli (Drejtori i revistës “Bota e Re”)
2 – Dhimitër Fallo (shkrues në gazetën e Korçës)
3 – Teli Samsuri
4 – Selim Shpuza
5 – Llambi Dishnica (mësues)
6 – Gaqo Kosturi (ish-student jashtë)
7 – Epaminonda Vukasi (Profesor në Lice)
8 – Foto Bala
9 – Stefo Grabocka (hollë-mbledhës i revistës “Bota e Re”)
10 – Lefter Kosova
11 – Pandi Frashëri (avokat)
12 – Esat Dishnica.
Prefektura e Vlonës
1 – Skëndër Muço (avokat)
2 – Rexhep Sulejmani (bujk nga Vajza)
3 – Pashko Simoni (nga Shkodra, Komisioner në Skelë)
4 – Hamdi Zoga (tregtar)
5 – Minella Kol Leka (nga Himara)
7 – Vasil Kaçi (nga Dropulli, agjent i vaporëve jugosllavë)
8 – Ali Kuçi (nga Kurveleshi, mësues)
9 – Pilo Minga (profesor).
Prefektura e Shkodrës
1 – Perikli Mborja (profesor)
2 – Lin Hilla (ish-oficer)
3 – Kol Prendushi (maturant)
4 – Vasil Llazari (student)
5 – Vasil Simon Marko (marangoz)
6 – Spiro Llazri.
Prefektura e Durrësit
1 – Abdyl Keçi (mësues)
2 – Ali Cunga (profesor)
3 – Reshat Asllani (profesor)
4 – Vedat Asllani (profesor)
5 – Niko Gjini (mësues)
6 – Fehmi Kazazi (tregtar)
7 – Sotir Gollani (mësues)
8 – Aristofan Beu (sekretar i Bankës)
9 – Shefqet Beja (tregtar)
10 – Stefan Druga (telefonist)
11 – Abdurrahman Lakra
12 – Qazim Baçi (mekanik në Shoqnin Agip)
13 – Andon Boshnjaku
14 – Reshat Këlliçi (nënpunës finance, figuron edhe në Tiranë)
15 – Niko Bozhdi
16 – Beqir Çela (mësues).
Prefektura e Elbasanit
1 – Demir Godelli
2 – Shefki Miraku
3 – Gani Narazani
4 – Dhimitër Shuteriqi
Prefektura e Beratit
1 – Myslim Sino (mësues)
2 – Irfan Kuçi
3 – Halim Shpuza
4 – Xhevdet Mehqeneja (avokat)
5 – Nuri Osmani (komisar i policisë së bashkisë)
6 – Burhan Ruli (ish-oficer)
7 – Ali Veha
8 – Andon Ziu
9 – Xhevdet Ibrahim Lloçi
10 – Haki Bilali (mësues)
11 – Tefik Sfiri
12 – Sami Jonuzi (ish-sekretar gjyqi)
13 – Mehmet Vehu (ish-student).
Prefektura e Gjirokastrës
1 – Dhimitër Konomi (mjek qeveritar)
2 – Haki Rushiti
3 – Ymer Kumbaro
4 – Aqif Gabeci (rrobaqepës)
5 – Skënder Topulli (dentist)
6 – Kadri Baboçi (mësues)
7 – Aqif Selfo
8 – Dine Qallimi (fotograf)
9 – Selami Xhaxhi.
1 – Veli Stafa (student në Bolonjë)
2 – Luigj Radoja
3 – Fahri Rusi (student)
4 – Toger Forqi (në Intendencë)
5 – Naum Gjerko (komunist, dërgue në burg)
6 – Skënder Rusi (student)
7 – Sami Hysa (profesor në teknikë)
8 – Zef Pali (drejtor i shkollës “Skëndërbeg” kundra regjimit)
9 – Vasil Llazari
10 – Xhemal Broja (në gjimnaz në Shkodër)
11 – Në dyqanin e Bevrokës pogaric me shokun e vet.
12 – Profesor Karajani.
Arkivi Qendror i Shtetit Tiranë. Viti 1937, Fondi 154, Dosja 42, fl. 3 – 40/ Memorie.al
Lini një Përgjigje