TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Qershor 2026, 12:50

Kërkesa për dorëheqje, Rama për median amerikane: Budallallëqe ideologjike! Mos hajdeni në Shqipëri për të luftuar Trumpin 

Shkruar nga Pamfleti
Kërkesa për dorëheqje, Rama për median amerikane:
Protestat kundër Ramës

Media amerikane i ka kushtuar vëmendje protestave kundër kryeministrit Edi Rama, të cilat kanë hyrë në ditën e 15-të. Demonstratat, të nisura fillimisht kundër projektit turistik të lidhur me Jared Kushner dhe Ivanka Trump në zonën e Sazanit dhe Lagunës së Nartës, janë shndërruar gradualisht në protesta më të gjera kundër qeverisë, ku kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit.

Në një intervistë për emisionin MS NOë në MSNBC, Rama deklaroi se negociatat për projektin prej 1.6 miliardë dollarësh vazhdojnë dhe mohoi pretendimet për konflikt interesi.

“Kur Jared Kushner dhe Ivanka erdhën këtu dhe filluam të punojmë së bashku, nuk ishte e qartë nëse Trump do të shkonte në burg apo në Shtëpinë e Bardhë”, tha Rama, duke iu referuar proceseve gjyqësore me të cilat u përball Donald Trump para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024.

Sipas kryeministrit, bisedimet për investimin kishin nisur përpara rikthimit të Trump në presidencë dhe Jared Kushner nuk vepronte në emër të qeverisë amerikane.

Rama i cilësoi kritikat ndaj projektit si “budallallëqe ideologjike”, ndërsa argumentoi se investitorët “nuk po vijnë në Shqipëri për të shkatërruar, por për të ndërtuar”.

“Mos hajdeni këtu për të luftuar me Trumpin. Nuk është beteja juaj. Doni të më bindni se papritur media amerikane, influencuesit amerikanë dhe bota amerikane po shqetësohen për flamingot në Shqipëri?”, deklaroi ai.

Projekti, i mbështetur nga kompania e investimeve Affinity Partners e Kushnerit, parashikon ndërtimin e hoteleve, apartamenteve dhe vilave përgjatë bregdetit shqiptar. Një pjesë e zhvillimit është planifikuar në zonën e Lagunës së Nartës, ndërsa një resort më i vogël në ishullin e pabanuar të Sazanit.

Ndërkohë, Agjencia Kundër Korrupsionit në Shqipëri ka nisur verifikime lidhur me mënyrën se si kompanisë iu dha e drejta për zhvillimin e projektit në një zonë që më parë gëzonte status të mbrojtur. Kritikët kanë ngritur dyshime për mungesë gare dhe transparence në proces.

Pavarësisht kundërshtimeve, Rama deklaroi se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen dhe këmbënguli se investimi do të sjellë përfitime ekonomike për vendin.

“Një investim i kësaj madhësie në turizëm do të krijojë shumë të ardhura për të gjithë”, tha ai. 

protestat kunder rames

1 Komente

  1. s
    studio

    kodosh te duket vetja gjat gjith kohes te ka denjyer mendja si mashtrus magjistar.....nuk mund te behet TRAMP me ty dhe te dali kunder kombit SHQIPTAR...te pakten shumices se kombit....antiamerikane jeni ju PAKICA e AJDUTEVE te kombit tuaj....AMERIKA nuk eshte biznes privat por shtet serioz...dhe nuk ben me SHTETIN e vet sic ke bere me SHTETIN tend ti....ne fakt sesht me i yti ......qe per bythpersonale dhe familjare...shet privatisht kombin tend...per tu dukur mik i TRAMP....tani kerkon ti quash protestusit antiamerikane....i vetmi antiamerikan je ti dhe binjaku yt SALI....SALIU e ka thene ne 97 ..AMERIKA dogji shqiprin...ti po e ben ne 2026 kerkon te djegesh ate qe do te djege ty....amerikanet jane miq tane te preferuar dhe do mbeten miqte tane KOMBETAR....

    Lini një Përgjigje