Katër persona janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës në kuadër të një operacioni kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike në kryeqytet.
Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit: E.S., 45 vjeç, I.D., 54 vjeç dhe F.Gj., 48 vjeç. Ata u kapën në zonën e Rrugës së Kavajës me sasi të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, të cilën dyshohet se e posedonin me qëllim shitjen.
Sipas hetimeve paraprake, tre të arrestuarit bashkëpunonin për sigurimin e kokainës në sasi të mëdha, të cilën më pas e ndanin në doza dhe e shpërndanin në zona të ndryshme të kryeqytetit, kryesisht në “Ish-Park” dhe “Brryl”.
Nga kontrollet e kryera, policia sekuestroi rreth 350 gramë kokainë dhe dy peshore elektronike që dyshohet se përdoreshin për përgatitjen dhe ndarjen e dozave për shitje.
Në vijim të operacionit u arrestua edhe shtetasi E.D., 32 vjeç, i cili dyshohet se ushtronte aktivitet të ngjashëm kriminal në zona të ndryshme të Tiranës. Gjatë kontrollit në ambientet e subjektit ku ai punonte, efektivët gjetën dhe sekuestruan një sasi kokaine të ndarë në mbi 220 doza, si dhe një shumë parash që dyshohet se rrjedh nga shitja e lëndëve narkotike.
Në total, në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar mbi 400 gramë kokainë, një pjesë e së cilës e ndarë në doza gati për tregtim, katër telefona celularë, peshore elektronike dhe shuma parash të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti kriminal.
"Policia e Tiranës ka finalizuar fazën e katërt të operacionit të koduar “Zonat”, të zhvilluar kundër shitjes së lëndëve narkotike në kryeqytet, duke arrestuar katër persona dhe sekuestruar mbi 400 gramë kokainë.
Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative për aktivitetin e shitjes së drogës në zona të ndryshme të Tiranës.
Në kuadër të këtij operacioni u vunë në pranga shtetasit 45 vjeç, 54 vjeç dhe 48 vjeç, të cilët u kapën në flagrancë në Rrugën e Kavajës me sasi të konsiderueshme kokaine që dyshohet se e posedonin për ta shitur.
Sipas hetimeve paraprake, tre të arrestuarit vepronin në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke siguruar lëndë narkotike në sasi të mëdha dhe më pas e shpërndanin në doza në zona të ndryshme të kryeqytetit, kryesisht në “Ish-Park” dhe “Brryl”.
Gjatë kontrollit, policia sekuestroi 350 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe dy peshore elektronike që dyshohet se përdoreshin për ndarjen e saj në doza.
Po ashtu, në pranga ra edhe 32 vjeç, i dyshuar për shpërndarje kokaine në disa zona të Tiranës. Në ambientet e subjektit ku ai punonte u gjet dhe u sekuestrua një sasi kokaine e ndarë në mbi 220 doza të gatshme për shitje, si dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga aktiviteti kriminal.
Në total, gjatë operacionit u sekuestruan mbi 400 gramë kokainë, një pjesë e së cilës e ndarë në qindra doza, dy peshore elektronike, katër telefona celularë dhe shuma parash. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për vijimin e hetimeve dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme ligjore.", njofton policia.
Lini një Përgjigje