Banorët e Rrjollit pretendojnë se pronat e tyre u janë rrëmbyer përmes dokumenteve të falsifikuara...
Me qindra banorë të Rrjollit, të mbështetur edhe nga qytetarë të zonave të tjera, nën thirrjet ‘Rama n’burg, Berisha n’burg’ kanë shembur gardhin rrethues që oligarku Bashkim Ulaj kishte vendosur në pronat e vendasve.
Ndërsa kompania e Ulajt ka nisur punimet në truallin që pretendohet nga banorët, këta të fundit në mënyrë të organizuar kanë nisur me shkuljen e hekurave, që janë vendosur si një mur rrethues, ndërsa të tjerë kanë tentuar të bllokojnë makineritë.
Në zonë kanë nisur punimet, teksa çështja mbetet ende e pazgjidhur, pasi banorët pretendojnë se prona e tyre është grabitur përmes dokumenteve false.

Policia, përfshi edhe forca të Ndërhyrjes së Shpejtë, të pajisur nga skafandra kanë tentuar të ndalin revoltën e banorëve, por pothuajse e kanë pasur të pamundur.
Mes tensioneve, banorët, një pjesë e të cilëve mbanin në duar flamuj kombëtarë, përmes thirrjeve apo pankartave, rrëfejnë se tokat e tyre po grabiten. “Jemi fëmijët e Rrjollit, toka nuk preket!”, shprehen ato.

Pasi kanë çarë një pjesë të rrethimit të vendosur nga firma e ndërtimit, banorët janë futur në kantier, ndërsa kanë vijuar përplasjet me policinë.
“Ju erdhi fundi hajdutëve”, ishte një nga thirrjet që protestuesit hodhën gjatë revoltës së tyre.
Resorti që po bëhet nga kompania Gener 2 e Bashkim Ulajt shtrihet në një sipërfaqe prej 147.2 hektarësh është kundërshtuar me forcë nga banorët e zonës, për shkak të problemeve me pronësinë e tokës. Punimet ka nisur që në shkurt, por ditët e fundit është vërejtur “fortifikimi” me kangjella të larta hekuri, çka duket se ka irrituar banorët dhe ka tensionuar situatën.

Një ditë më parë, gjatë protestës që mbahet në Tiranë, e cila ishte e 13-ta rradhazi, një prej qytetarëve i ftoi të gjithë të ishin të pranishëm për të hequr gardhin në Rrjoll.
Banorët e Rrjollit pretendojnë se pronat e tyre u janë rrëmbyer përmes dokumenteve të falsifikuara.
“Kërkojmë të drejtën tonë. Na kanë rënë në qafe. Është e disata herë që protestojmë. As nuk na shkon ndërmend me u përplas. Nëse mundemi do e heqim rrethimin. Për shtetin kemi thirrje, mos na bjer në qafë”, tha një protestues.

Protestës së sotme në Rrjoll u janë bashkuar me qindra qytetarë që prej 13 ditësh protestojnë në Tiranë kundër klasës politike, ndërsa kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës si Kryeministër.
Ju lumte, Bravo. Shpesh me harbutin duhet perdor forca.
Pse policia e shtetit pranon urdhera nga Ramuti i Surrelit e del e kacafytet me popull per leket e banditëve te pangopur?
Ja e hoqën gardhin e morën dhe tokën , firma Gener tërhiqet … toka ngelet djerr siç ka qenë gjykatat nuk ndryshojnë vendimet e marra kush do i paguaj dëmet…? Vetëgjygjsia nuk është zgjidhje se është shpallje lufte ndërmjet palëve … pa llogaritur veprimin ligjor e të detyruar të shtetit