Craig Ferguson përshkoi në këmbë distancën nga Los Anxhelesi deri në Boston për të qenë pranë kombëtares së Skocisë në ndeshjen e saj të parë në Botërorin 2026.
Ka shumë mënyra për të treguar dashurinë ndaj kombëtares së vendit tënd, por Craig Ferguson e çoi përkushtimin e tij në një nivel tjetër.
Tifozi skocez nisi në shkurtin e kaluar një udhëtim të veçantë, me synimin për të qenë i pranishëm në debutimin e Skocisë në Botërorin 2026.
Për ta realizuar këtë, ai përshkoi në këmbë rrugën nga Los Anxhelesi deri në Boston, ku mbërriti më 13 qershor, vetëm pak orë para ndeshjes së parë të ekipit të tij në turne.
Mbërritja e tij ngjalli entuziazëm te bashkatdhetarët e tij, të cilët e pritën ngrohtësisht, duke vlerësuar përpjekjen dhe përkushtimin e tij ndaj kombëtares së Skocisë.
Skocia e nis pjesëmarrjen e saj në Kupën e Botës përballë Haitit (14 qershor, ora 04:00), në një grup me shkallë të lartë vështirësie, ku bëjnë pjesë gjithashtu Brazili dhe Maroku.
Scottish fan Craig Ferguson began his journey in February and receives a warm welcome ahead of Scotland's first match after 3,500 miles ????????????????????????????
— FOX Soccer (@FOXSoccer) June 12, 2026
(Via @1scottishbanter) pic.twitter.com/naeY8i5cdb
Lini një Përgjigje