TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Qershor 2026, 21:46

"Ua dërgoi vetë agjentëve të BKH lokacionin në Greqi”, Artan Hoxha tregon si Ilir Shtufi i bëri “gropën” vetes!

Shkruar nga Pamfleti
"Ua dërgoi vetë agjentëve të BKH lokacionin në
Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha tha Shtufi u lokalizua pasi u dërgoi vetë autoriteteve shqiptare vendndodhjen e tij gjatë një komunikimi me oficerët e BKH-së.

Biznesmeni i ndërtimit, Ilir Shtufi, i cili akuzohet nga SPAK se ka pastruar paratë e kokainës në kulla dhe ndërtime, është ndaluar në Greqi dhe pritet që të ekstradohet.

Gazetari Artan Hoxha ka treguar detaje se si biznesmeni Shtufi është kapur nga autoritetet, duke thënë se ua dërgoi vetë agjentëve të BKH lokacionin.

Gjykata e Selanikut ka miratuar mbajtjen e tij për 40 ditë, në pritje të dokumentacionit që do të dërgohet nga SPAK.

"Shtufi është arrestuar në një hotel në Greqi. Ajo që më bën përshtypje, SPAK ka pritur që element të tillë të vijnë në Shqipëri dhe të veprojë. Në rastin konkret pjesa dërrmuese nuk kanë qenë në Shqipëri. Vëllezërit Koçeku janë jashtë Shqipërisë.

E dyta, Astrit Vladi dhe Kastriot Vladi, kanë jetuar në Shqipëri dhe Belgjikë. Ajo që bie në sy, kapet Orest Sota.

Njeriu i dytë që u kap, biznesmeni Ilir Shtufi. Firma e Shtufit ka mbi 25 vjet në aktivitet, prandaj do ti gjesh të gjithë aty.

Ditën e premte, oficerët e BKH kanë trokitur në derën e familjes Shtufi. Nuk e kanë gjetur, i kanë kërkuar bashkëshortes ku është dhe ajo i ka thënë është jashtë vendit. I ka rënë telefonit me kamera, i është përgjigjur në hollin e hotelit. I ka thënë e kisha për të kthye të mërkurën por do të kthehem të hënën. Ata thonë kemi këtë vendim. U thotë atyre do të kthehem. Oficerët i thonë, që ta shënojmë në procesverbal, a mund të na çosh lokacionin ku ndodhesh. Ai e çon dhe për dy orë i çojnë policinë greke. Ai e çoi vetë lokacioni. Ishte me një person tjetër. Personi tjetër kishte ditëlindjen e vajzës.

Policia greke, ka çuar trupat në Selanik. SPAK ka vepruar menjëherë, ka marrë lokacionin dhe ia ka dhënë grekëve. Kur u ka kërkuar vendim atje, i kanë thënë do të bësh një sqarim me autoritetet shqiptare.

Në momentin që e çuan në stacionin e policisë, ka filluar praktika, që autoritetet shqiptare e kërkojnë dhe duhet të mbahet në izolim deria të vijë dosja. Sot gjykata e Selanikut ka miratuar kërkesën 40 ditë derisa të vijnë dokumentat nga SPAK.

Kjo e lokacionit, nuk e ka menduar ai që mund ta arrestojnë aq shpejt.

Mbase Shtufi nuk e ka menduar se do të vinin aq shpejt. Është bërë identifikimi i tij, vendndodhja e tij", tha ndër të tjera Hoxha në emisionin "Të Paekspozuarit".

artan hoxha ilir shtufi

2 Komente

  1. D
    Db

    Ajo eshte polici shteti jo polici lepras oooshok.

    1. H
      H

      Shtufi eshte njoftuar ndaj eshte larguar kur filloi operacioni nga Kapshtica. Beri gabim se ishte ne pergjim prej kohesh dhe qeliza tel jepte vendndodhjen e tij

      Lini një Përgjigje